Ndryshimi mes inspektimeve të "Lord Bajroni"

13 bytes added ,  6 vjet më parë
PER JETEN E BAJRONIT
(PER JETEN E BAJRONIT)
JETA E XHORXH BAJRONIT
 
[[Skeda:Lord_Byron_in_Albanian_dress.jpg|thumb|right|Lord Byron me kostume shqiptare. Pikturë nga Thomas Phillips.]]
 
'''George Gordon Byron''' (Xhorxh Gordon Bajron) shkrimtar anglez i romantizmit dhe dashamires i shqiptareve.
 
== Jeta ==
Lindi në [[Londër]] më [[22 janar]] [[1788]] në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin ''Lord'' dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më [[1801]] Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë. Më [[1805]] Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat "Orët e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarëve "Edinburg Reviu", i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën "Këngëtarë anglezë e skocezë", në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të "shkollës së liqenit". "Shtegtimi i Çajlld Harolldit" është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është "më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia".
 
Anonymous user