ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
[[Skeda:Shega.jpg|thumb|250px]]
'''Shega''' (emri shkencor: ''Punica Granatum'') është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi dhe gjerësi deri në 3 m. [[Mesdheu]] paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore. Studimet e ndryshme të arkeologëve dhe zbulimet e bëra prej tyre dëshmojnë për lashtësinë e kultivimit të pemëve frutore. Nëpërmjet një materiali të bollshëm arkeologjik është e mundur të vërtetohet se fillesat e bujqësisë së kultivuar i përkasin [[Neoliti|periudhës së neolitit]] dhe ndoshta edhe më parë. Herë pas here, pranë banesave të [[Ilirët|ilirëve]] janë zbuluar kopshtet ku të parët tanë kanë kultivuar peme të ndryshme, kanë realizuar punimin e tokës, kanë bërë shartimet, krasitjet dhe përzgjedhjet e para të bimëve. Iliret kanë qenë shumë të përmendur si mjeshtër në kultivimin e bimëve të ndryshme (gjë që del qartë tek “Gjeorgjikat” e [[Virgjili|Virgjilit]], “Iliret dhe Iliria”, etj.), zeje të cilën ata e përhapën në vendet e Mesdheut si në [[Perandoria Romake|Romë]], [[Francë]], [[Afrika veriore|Afrikën Veriore]], etj. Një nga
== Përhapja dhe rëndësia ==
|