Zeqir Alizoti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Zeqir Alizoti''' lindi në qytetin e [[Vlorë]]s në vitin [[1950]]. Ai kreu në [[Tiranë]], pa ndërprerje studimet për [[Piktori|piktor]] e [[Skulptori|skulptor]] në [[Liceu Artistik “Jordan Misja”|liceun artistik “Jordan Misja”]] dhe në [[Akademia e Arteve|Akademinë e Arteve]]. Ai ka marrë pjesë në mjaft ekspozita të përbashkëta lokale e kombëtare në qytetin e Vlorës dhe në [[Tiranë]]. Ka çelur, gjithashtu, shumë ekspozita vetjake brenda dhe jashtë vendit, si në [[Italia|Itali]], [[Greqia|Greqi]], [[Rumania|Rumani]], [[Franca|Francë]]. Zeqir Alizoti ka realizuar vepra me karakter monumental, me frymë lirike dhe me karakter epiko-historik, shumica e te cilave janë vendosur në parqet e bukura të qytetit të Vlorës dhe në [[LlogoraLlogara]]. Fillimisht artisti punoi në Ndërmarrjen Artistike të qytetit të Vlorës, ku dha një kontribut me vlerë duke modeluar qindra objekte [[Artizanati|artizanale]] të qeramikës artistike, në vazhdim të traditës shumëvjeçare të rajonit [[Aulona|Aulonë]], [[Orikumi|Orikum]], [[Amantia]] si dhe për pasqyrimin në to të motiveve të origjinës së tij, nga treva e [[Çamëria|Çamërisë]]. Pas viteve [[1990|nëntëdhjetë]] skulptori i sprovuar dhe me iniciativë të çmueshme, punoi si krijues i lirë duke krijuar vepra artistike në shumë gjini, me një frymë lirike duke lëvruar jo vetëm qeramikën, por dhe me teknikën e [[Bakri|bakrit]], [[Druri|drurit]] dhe [[Bronzi|bronzit]]. Prej disa vitesh ka hapur në qytetin e Vlorës një [[Salloni i artit|sallon arti]], të vlerësuar në shkallë kombëtare.