Dallime mes rishikimeve të "Eqrem bej Vlora"

15 bytes removed ,  7 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
{{Person Biografi
|Emri = Eqrem bej Vlora

Ministër i Tokave të Lirueme
(7 maj [[1942]] - janar [[1943]])

Ministër i Punëve të Jashtme
(17 korrik - 28 gusht [[1944]])
|Fotografia = Eqrem bej vlora 1.jpg|200px
|Prof = Politikan, diplomat
== Botime ==
Si njeri i pendës, Eqerem bej Vlora përmendet për monografinë e tij "Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter" ("Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari"), Instituti i Studimeve Ballkanike-Sarajevë-Gjermanisht 1909. 1910, E vërteta mbi politikën e Xhonturqve në Shqipëri, Vjenë, Gjermanisht. Përkthen veprën e [[Johann Georg von Hahn]] «Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik» më 1910 në Stamboll, që u shkëput nga "Albanesische Studien"/Studimet Shqiptare të botuara që me 1854. Forca e Popullit Shqiptar, (Enciklopedia e Akademisë Diplomatike) Paris, frëngjisht; 1956<ref name="CV"/> dhe, në veçanti, për kujtimet e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane, botuar pas vdekjes si "Lebenserinnerungen" ("Kujtime"), Mynih 1968, 1973, të cilat japin pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të 20-të. Janë përkthyer në gjuhën shqipe "Kujtime 1885-1925", Tiranë 2002, dhe në turqisht "Osmanli Arnavutluk'undan anilar, 1885-1912" ("Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912"), Stamboll 2006. Dorëshkrimi i daktilografuar i tij monumental në 1200 faqe në bashkëpunim me Baroneshën von Godin "Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische" përkthyer nga Afrim Koçi "Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike" në dy vëllime nga shtëpia botuese "55", Tiranë 2010.

== Shih edhe ==
[[Breve cronaca normanna]]

===Kthimi në Shqipëri===

Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare akti i Nderimit, Rivlerësimit si personalitet përmes rivarrimit në 30 marsin e vitit 2014, u realizua të dielën në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në arkivolin me eshtrat e tij, në mjediset e shtëpisë së familjes në qytetin e Vlorës, atje ku ai u largua 70 vite më parë drejt Austrisë. Kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama e vendosi Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, [[Fate Velaj]], i cili vlerësoi figurën e Eqrem bej Vlorës, si një personalitet i kulturës dhe i letrave shqipe. Bënë homazhe dhe vendosën kurora edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, [[PrincI Leka]] II, qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit. Zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare, u shpreh mes të tjerash se, Eqrem bej Vlora është personalitet i shquar i letrave shqipe. “Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Çuni. Kryetari i KLSH-së, [[Bujar Leskaj]], në një prononcim për mediat e cilësoi Eqrem Bej Vlorën, personalitet të kulturës dhe një figurë poliedrike që, pavarësisht se e diskutueshme, ka lënë gjurmë dhe kontributin e vet në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë, një nga pinjollët e familjes Vlora. Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorës, Darling Vlora, falenderoi në emër të familjes kryeministrin Edi Rama, për vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorës, është aty dhe flet vetë. Eshtrat e Eqrem bej Vlorës, mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendosën në sheshin përpara ish- shtëpisë së Vlorajve në qendër të qytetit, e cila i është kthyer vajzës së tij. Ceremonia vazhdoi më pas në fshatin Kaninë, ku do të prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorës në përmbushje të amanetit të tij.

== Shih edhe ==
[[Breve cronaca normanna]]

== Burimet ==
97

edits