Herbert Spencer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
Në vitin 1852 Herbert Spencer botoi një artikull të rëndësishëm ku artikulohej ideja e evolucionit biologjik. Artikulli pati një ndikim të madh mbi Charles Darwin-in dhe mbi teorinë e tij të evolucionit e cila u shfaq në vitin 1859. Tek “The development hypothesis” ai sulmoi “kreacionizmin-special” dhe proklamoi një model evolucionar të botës natyrore, bazuar mbi një proces të vazhdueshëm ndryshimesh të vogla. Libri i dytë i tij, The Principles of Psychology (1855) argumentonte se mendjy njerëzore ishte produkt i evolucionit organik të prodhuar nga ambienti dhe stimujt rrethues. Ai u sulmua për ateizmin dhe materializmin e tij.
 
=== Edukimi ===
Esetë e tij mbi edukimin Education: Intellectual, Moral and Physical (1861) përqeshin praktikën e mësimit me ngut, dominancën e latinishtesh dhe greqshtes në klasat më të larta të shkollës dhe vëmendjen e tepruar ndaj historive me mbretë dhe me mbretëresha. Spencer-i në të kundërt rekomandoi një program “vet-zhvillimi”, bazuar mbi zgjidhje problemesh, gjeometri empirike, ushtrim të shëndetshëm, vizatim nga vëzhgimi, dhe shkencat natyrore. Ai tha se fëmijët duhet të mësohen dhe disiplinohen, jo nga grada artificiale dhe nga ndëshkime por duke pranuar pasojat e veprimeve të tyre.
=== Filozofia ===