Martirët e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''40 martirët shqiptarë'''në lule të rinisë, derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, kryesisht gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u mbytën mizorisht nga shkak...
 
No edit summary
Rreshti 1:
'''40 martirët shqiptarë''' në lule të rinisë, derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, kryesisht gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u mbytën mizorisht nga shkaku i urrejtjes për Kryqin e Krishtit, prej kriminelëve të pandëshkuar. Hapja e procesit dioqezan sipas [[Radio Vatikani]]t, aq të pritur, për beatifikimin dhe kanonizimin e tyre, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës.
Disa vjet më vonë sa të krishterët shqiptarë presin ditën fatlume kur do t’i shikojnë në nderimet e lterit, ne po kujtojmë Emrat e tyre të lumnueshëm:
 
=== Lista e martirëve katolikë ===
Imzot Vinçenc[[Vinçens Prennushi]]: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!
 
Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.
Rreshti 29:
Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: "Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit".
 
Dom [[Lazër Shantoja]]: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s'munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.
 
Dom Lekë Sirdani: personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.
Rreshti 55:
Atë Gaspër Suma: rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.
Atë [[Gjon Shllaku(Frat)]]: frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën "Martir i Demokracisë".
Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.