Martirët e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''40 martirët shqiptarë''' në lule të rinisë, derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, kryesisht gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u mbytën mizorisht nga shkaku i urrejtjes për Kryqin e Krishtit, prej kriminelëve të pandëshkuar. Hapja e procesit dioqezan sipas [[Radio Vatikani]]t, aq të pritur, për beatifikimin dhe kanonizimin e tyre, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës.
Disa vjet më vonë sa e sa të krishterët shqiptarë presin ditën fatlume kur do t’i shikojnë në nderimet e lterit, ne po kujtojmë Emrat e tyre tëaltarit. lumnueshëm:
 
=== Lista e martirëve katolikë ===
 
Emrat e tyre të lumnueshëm:
Imzot [[Vinçens Prenushi]]: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!
 
Imzot [[Frano Gjini]]: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.
 
Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.