Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII.jpg|thumb|200px]]
'''Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII''' Gjinia: Histori. Autori: [[Nilo Borxhia|Nilo Borgia]]. Shqipëroi: Mimoza Hysa. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti: 2014. Faqet e librit 376. ISBN 978-9928-109-67-5
 
Koment nga [[Matteo Mandalà]]
 
Merita e parë e veprës së [[Nilo Borxhia|Borgia – s]], murg arbëresh nga [[Hora e Arbëreshëvet]] ([[Sicilia]]), qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe dokumentet e shumta që botohen për të parën herë.
 
Dokumentacioni i përpunuar nga misionarët dhe nga [[Nilo Borxhia|Borgia]] përbën një burim të rëndësishëm që i lejon historianët dhe studiuesit të rindërtojnë, edhe pse me rezervat që rrjedhin natyrshëm nga dëshmi të tilla, dinamikën e disa zhvillimeve në trevat jugore të Shqipërisë ku më shumë se gjetkë është ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare.
 
Nëse [[Himara]] e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit që disa shekuj më vonë e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme.
 
== Shiko edhe këtë ==
* [[Arbëreshët]]
* [[Kisha Bizantine Arbëreshe]]
* [[Nilo Borxhia]]
 
[[Kategoria:Libra]]