[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 10:
 
[[Skeda:Descartes diagram.png|thumb|Diagrami i Dekartit]]
Studimi i psikologjisë në një kontekst filozofik daton në qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë, Kinës, Indisë dhe Persisë. Historianët theksojnë se filozofë grekë si [[Platoni|shkollës së Platonit]] dhe [[Aristoteli]] flisnin për mënjen dhe mënryat si ajo funksionon në shkrimet e tyre. Që në shekullin e katërt para lidjes së Krishtit, mjeku grek Hipokrati hodhi idenë se ç'rregullimet mendore janë të një natyre fizike dhe jo me prejardhje hyjnore.
Psikologjia si çdo shkencë tjetër, zanafillën e ka nga Antika. Njerëzit kanë qënë gjithnjë të interesuar për sjelljen dhe natyrën e njerëzve të tjerë. Ne mund të gjejmë gjurmë të ideve filozofike në psikologji, tek grekët e lashtë. Konkretisht ndryshimi i pikëpamjeve filozofike ndërmjet [[Platoni|shkollës së Platonit]] dhe më pas asaj të [[Aristoteli]]t si nxënës i shkollës së Platonit, nëse idetë njerëzore janë të lindura apo të fituara.
Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga ''J.[[Locke]]'' në vitin [[1690]], në veprën e tij mbi mësimet shtesë ''associative''. Ai e përshkruan mendjen njerëzore si një pllakë shkrimi të pashkruar ''(tabula rasa)'' mbi të ciën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore.
Ndikime të tjera në psikologjinë e hershme vijnë nga [[biologjia]] dhe nga [[Fizika]]. [[Charles Darwin]], vëzhgimet e të cilit, të bëra gjatë udhëtimit të tij të famshëm përreth botës, u publikuan në librin e tij '''''"Origjina e Llojeve"''''' të vitit [[1859]], i cili përshkruan përmbledhtazi teorinë e tij të evolucionit. Darvini sugjeroi se kafshët dhe njerëzit shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit dhe i ndihmojnë ata të mbijetojnë.