[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Faqe e re: '''Jul Bonati''' (Shkodër, 24 maj 1874 - Durrës, 5 nëntor 1951) qe klerik dhe patriot shqiptar. == Jeta == Lindi në një familje të shquar katolike, në Shkodër, nga martesa e...
 
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Jul Bonati''' ([[Shkodër]], [[24 Maj|24 maj]] [[1874]] - [[Durrësi|Durrës]], [[5 Nëntor|5 nëntor]] [[1951]]) qe klerik, mësues, përkthyes i Lahutës në italisht, studiues letërsie dhe patriot shqiptar.
 
== Jeta ==
 
Lindi në një familje të shquar katolike, në Shkodër, nga martesa e Aleksandër Bonatit dhe Roza Melgushit. Me origjinë [ndoshta] shqiptaro-venedikase nga [[Korfuzi]], ajo pati krushqi me shtëpi të tjera patrice katolike shkodrane. Bashkëshortja e [[Pashko Vasa|Vaso pashës]] ishte e dalë po nga kjo derë. Gjyshi i Patër Julit, Nikollë Bonati, ishte një nga bashkëthemeluesit, me [[Ferid Pashë Vlora|Ferit pashë Vlorën]], [[Mehmet Ali Pashë Vrioni|Mehmet Ali bej Vrionin]], [[Vëllezërit Frashëri|Frashërllinjtë]] dhe Vaso pashën, të [[Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip|Shoqërisë së shkronjave të Stambollit]], me 12 tetor 1879. Lidhjet e vjetra stambulliote të Bonatëve do të shënjonin të gjithë jetën e Julit si bari shpirtrash dhe patriot.
 
U pagëzua dhe krezmua në Shkodër nga Imzot [[Karl Pooten]], arqipeshkëv metropolitan i Shkodrës dhe Primat i Shqipërisë, respektivisht më 31 maj 1874 dhe 5 qershor 1881.
 
Pasi studioi në Kolegjin[[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin "Xaverianum"]] të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në [[Jezuitët|Kompaninë e Jezusit]] në provincën e Portoresë, në rajonin e [[Rijeka|Fiumes (ne kufi të Sllovenisë dhe Italisë, sot)]], më 1891. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.
 
Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Brescia|Breshia]]. Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për tut'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori|Bosforit]] - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit. Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1919 bashkë me [[Halil pashë Alizoti|Halil pashë Alizotin]] dhe [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi|Luigj Bumçin]]. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve.
 
Nga 1927 deri më 1937 qe famulltar dhe vikar i përgjithshëm i arqidioqezës së Durrësit, kur arqipeshkëv ishin, njëri pas tjetrit, Imz. [[Francesco Melchiori|Françesko Melkiori]] Ofm dhe [[Pjetër Gjura]] dhe përpara se administrimin e saj ta merrte në dorë Imz. [[Vinçens Prenushi|Vinçenc Prenushi]] Ofm. Nga 1937 e deri kur u arrestua, më 1946, ishte famulltar në [[Vlorë]].
 
U arrestua nga policia komuniste më 25 mars 1946 dhe u burgos në Vlorë. Gjyqi politik ju bë në [[Elbasani|Elbasan]] ku, më 31 tetor 1947, u dënua me 7 vjet burg. I keqtrajtuar fizikisht dhe moralisht, u shua me dinjitet dhe pa mohuar besimin e tij, me 5 nëntor 1951, në Durrës.
 
Procesi kanonik i lumturimit të tij është në instruksion e sipër në Kongregatën e çështjes së shenjtëve të [[Vatikani|Selisë së shenjtë]] që prej viteve [[1990]]<ref>Frashëri Th. (përg.), ''Imzot Jul Bonati SJ (1874 - 1951).''</ref>.
 
== Burime ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]