Content deleted Content added
Rreshti 166:
 
 
'''Reagoj dhe kundërshtoj''' ashpër përdorimin e trajtës së pashqueme në tituj t'artikujve. Përjashtim mund të bajnë vetëm emnat e përveçëm. Qe arsyet:
 
# Titulli i artikullit luen të njejtin rol si titulli i librit. Zakonisht, në gjuhën shqipe:
Rreshti 176:
(2) natyrën e temës (kryesisht koncepte abstrakte, si p.sh., ''Shpresa të mëdha'', ''Kujtime'', etj.); ose
(3) nji shembullar ose nji sasie të nji sendi ose lande (p.sh., ''Kujtime'', ''Receta gatimesh'', ''Hyrje në biologji'', etj.).
Do t'ish mirë, për shembull, që artikulli i Wikipedisë për ambëlsina ta ketë titullin në trajtën e shqueme. Sepse kur e hap, nuk pres me gjetë aty nji sasi ambëlsinash (përveç shkrimit dhe përmbajtjes së mirë, kuptohet). Dhe tash, që ta kuptoni ma lehtë argumentin tim, zavendësoni fjalën "ëmbëlsirë" edhe me ndonji gja ma pak të dëshirueshme.
 
Do t'ish mirë, për shembull, që artikulli i Wikipedisë për ambëlsina ta ketë titullin në trajtën e shqueme. Sepse kur e hap, nuk pres me gjetë aty nji sasi ambëlsinash (përveç shkrimit dhe përmbajtjes së mirë, kuptohet). Dhe tash, që ta kuptoni ma lehtë argumentin tim, zavendësoni fjalën "ëmbëlsirë" edhe me ndonji gja ma pak të dëshirueshme.
 
# Gjuhët e hueja jan pasqyrë e mirë me i shqyrtue kur vendosim ndonji rregull për shqipen, por përvoja e tyne asht e ndryshme dhe jo detyruese ndaj gjuhës sonë. Ne kemi gjuhën tonë, doket tona, Kanunin tonë, dhe tymin tonë të duhanit që askush s'guxon me na e prishë.
 
# Wikipedia përgjithsisht e përdor kryefjalën e fjalisë hapëse për titull t'artikullit. Ta zamë, Wikipedia anglisht shkruen: "Albania, officially the Republic of Albania, is a country in..." Artikulli titullohet "Albania." Në gjuhën shqipe, kryefjala asht gati gjithmonë në trajtën e shqueme ose e paraprime me nji përcaktor si "një" ose "disa." Përjashtim bajnë vetëm disa tekste të shkrueme që fillojnë me fjalë si "Sekretari i Parë . . ., aktivistë të Partisë, të rinj dhe të reja, dhe badihavxhinj të fshatit . . . ."
 
# Wikipedia, me përjashtim të Wikipedisë ruse dhe ndonji simotre të saj, nuk asht e ndërtueme si nji fjalor, tue përfshi këtu fjalorët enciklopedikë të botuem dikur ndër shqiptarë. Enciklopedi të tilla ka pasë dhe ka edhe në gjuhë tjera, por Wikipedia nuk asht nji prej tyne.
 
# Meqë shum tituj artikujsh përmbajnë fjalë të ndërkombtarizueme, asht ma lehtë me gjetë materiale për to në gjuhën shqipe nëse titujt jan të shquem. Njajësi në trjatën e pashqueme duhet të jetë trajta e parapëlqyeme; trajta e pashqueme dhe shumësi mund të jepen në disa raste për t'iu shmangë dykuptimsive ose ku ka gjasë që lexuesi të mos i dijë ato forma tjera. (Ka do fjalë që dallojnë vetëm në të shqueme, si p.sh., rregull/rregulli dhe rregull/rregulla.) Nëse trajta e pashqueme e lehtëson lidhjen e materialeve shqipe me tekste në gjuhët e tjera n'internet, atëherë mund ta përfshijmë si rregull edhe trajtën e pashqueme të gati çdo titulli, por e shquemja le të mbetet forma parsore.
 
# Së mbrami, duhet me mendue se si do ta kërkojnë shqiptarët nji artikull. A do ta gugllojë fjalën "luan" apo "luani"? Po në Wikipedi, çka do të lypë me pa: "milingonë" apo "bubrrecat"? "Fli" apo "flija"? "Kaskader" apo "kaskaderi"? Ndoshta në kët çashtje nuk fiton gjithmonë trajta e shqueme, por unë kam bindjen se primja fillestare e shqipfolësve asht me u nisë me trajtën përcaktuese.