[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 7:
Njihet me parinë atdhetare të shqiptarëve në kryeqytetin perandorak, [[Sami Frashëri|Shemsedin Saminë]], [[Naim Frashëri|Naim bej Frashërin]] dhe [[Ismail Qemali|Ismail Kemal bej Vlorën]]. I ndërgjegjësuar për gjendjen e atdheut nën hyqmin e otomanëve, më 1888 mbaron shkollën dhe kthehet në atdhe me një sasi abetaresh të shtypura nga [[Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip|Shoqëria e Stambollit]]. Jep mësim gjuhën shqipe më ato abetare në Dibër po atë vit<ref>Hysa M., ''Said Najdeni-Hoxhë Voka, veprimtar i Lëvizjes dhe Rilindjes Kombëtare'', Harper Woods: Albanian Islamic Center, 1992, f.3-5.</ref>. Veprimtarinë e tij e shtriu jo vetëm në Shehër edhe në krahinë: në Gollobordë, në Grykë të Vogël, në Bllacë, në Maqellarë, në Brezhdan, në Dohoshisht e shumë fshatra të tjerë të Dibrës. Djalëria që mori mësim ndër tregtizat e pazarit të Shehrit më 1888 do ta ndihmonte për të shpërndarë kumtin e zgjimit kombëtar me abetaret që Hoxhë Voka i merrte nga Stambolla<ref>[[Drita (gazetë)|Gazeta  “Drita”]] e Sofjes 1903, nr. 2, 32/21, vjeshtë e tretë.</ref>.
 
Autoritetet turke në vitin 1895 duke parë aktivitetin e Saidit e arrestoi atë dhe e internoi në [[Edrene]]<ref name=":0">M.H.D, Said Najdeni, (Hoxhë Voka), Fondi XII/1, Dosje patriotësh, Dosja, nr. 495.</ref>. Pas kthimit në Dibër, Said Najdeni së bashku me nxënësit e tij: Shaqir Daci, Shyqyri Qoku, Kadri Fishta, Hamdi OhëriOhri, Nazif Sharofi, Hajdar Varvarica etj., në vitin 1896 organizuan brenda në Shehër (Dibër), në shtëpinë e Abdullah Manjanit, një kurs të fshehtë për mësimin e shkrimin shqip. Ky kurs dokumentohet si i pari kurs shqip në trevën e Dibrës<ref>M.H.D, Dorëshkrim, [[Haki Stërmilli]], “Dibra në prag të historisë”, Tiranë, 1940, f. 39.</ref>. Internohet sërish në Edrene atë vit dhe lirohet më 1897 dhe u kthye në atdhe ku propagandoi në [[Ohër]], [[Strugë]] e [[Elbasani|Elbasan]] nevojën për shkolla shqipe<ref>Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tiranë, 1972, f. 43.</ref>. Lidhje të vazhdueshme u mbajtën sidomos me shoqëritë shqiptare “Dituria” të Bukureshtit dhe “Dëshira” të Sofjes, me Kosovën dhe me Shqipërinë e Mesme nga vinin në Dibër abetare e libra shqip të rilindasve. Në Dibër u përhap në këtë kohë “Abetarja” e Sami Frashërit me të cilën raportonte konsulli austro-hungarez, A. Kral në Manastir: “Mësuan të shkruanin në gjuhën shqipe qindra dibranë. Deri në vitin 1899, kishin mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip më shumë se 300 dibranë”<ref>Myziri H.,  “Shkollat e para kombëtare shqipe”, Tiranë, 1978, f. 141.</ref>.
 
Sipas praktikës së përdorur për të urtuar njerëzit që mësynin nga ngritja e ndërgjegjes kombëtare, iu ofruan zyra në administratë dhe të qenit pedagog në medresen "Sulltan Ahmet" në Stamboll. Duke gjykuar toskërishten si të zorshme për dibranët e tij, Hoxhë Voka boton në Sofie "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht" dhe tekstin fetar "Ferrëfenja myslimane" më 1900 në shtypshkronjën "Mbrothësia" të [[Kristo Luarasi|K. Luarasit]]<ref>Vozga R., "[http://www.bksh.al/Libri%201555-1912.pdf Libri Shqip 1555-1915]", Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 200 ─ ISBN: 978-99927-731-7-8.</ref>.