Tahir Dizdari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Tahir Dizdari '''([[Shkodër]], [[15 nëntor]] [[1900]] - [[1970Tiranë]], [[9 Maj|9 maj]][[1972]]) qe orientalist, gjuhëtar dhe leksikograf shqiptar.
 
== Jeta ==
Rreshti 6:
Punon në administratë, iu kushtua krijimit dhe funksionimit të administratës së re shqiptare, më 1929 botohet “Ligja e katundarive dhe e komunave”, ku luajti një rol kryesor në përpilimin e saj, një vepër që, duke bërë fjalë mbi formimin, organizimin dhe funksionimin e organeve lokale, hedh bazat e strukturave administrative të qëndrueshme e moderne. Më vonë, më 1935 boton broshurën “Udhëhjekës për konferenca”. Më 1930 qe dalluar për organizimin e regjistrimit të popullatës. Për këtë mori një përgëzim të veçantë: “Duke iu transmetue mesazhin e N. M. Tij Mbreti, ju përgëzoj për gjithë aktivitetin e ndihmën që treguat në veprën e kryeme për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë”<ref>Një shkresë nga Ministria P. Brendshme, nr. 340, datë 11.6.1930, drejtuar T. Dizdarit, sekretar i Komisionit Regjistrues Popullsisë.</ref>.
 
Po kështu në revistën “Ekonomia Kombëtare”<ref>Revista “Ekonomia Kombëtare”, nr. 12, shkurt 1938: 33.</ref> lexojmë se Ministria e Ekonomisë Kombëtare e përgëzoi T. Dizdarin nënprefekti i [[Fieri|Fierit]] për organizim garash hipizmi me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë. Në maj të vitit 1945 bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Bashkimi” dhe në tetor bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Gjatë viteve 1946-1951 merret me skedimin e fjalorit dhe me folklor. Në vitet 1946-1949 shëtit nëpër gjithë Shqipërinë, merr pjesë dhe në aksionet e rinisë, duke mbledhur nga goja e popullit material folklorik dhe etimologjik. I dorëzon Institutit të Folklorit një material të pasur prej 800 faqesh të daktilografuara.
 
Në shkurt të vitit 1951 arrestohet dhe mbahet për disa muaj në hetuesi në lidhje me të ashtuquajturën “bombë” në Ambasadën Sovjetike, por lirohet për mungesë provash. Fitoi pafajësinë në pikëpamje juridike, por jo nga ana politike. Pasojat do të tronditnin krejt jetën e tij dhe të familjes. Do të nxirrej nga shtëpia private, gruaja do t’i transferohej në Kukës me punë si mami. Një familje e tillë me “njollë” në biografi s’lejohej të jetonte në Tiranë (edhe fëmijët më vonë do të shpërndaheshin me punë, kush në Veri e kush në Jug). Në këto kushte ai do të detyrohej të flinte në një dyqan librarie e bukinistike, që kishte hapur që më 1952.
 
Në buletinin USHT (seria shkencore-shoqërore) e viteve 1960 dhe më vonë në Buletinin “Studime filologjike” (vitet 1964-1966) fillon botimi i një pjese të fjalorit të ardhshëm. Merr pjesë aktive dhe diskuton në të tri konferencat e studimeve albanologjike, që u zhvilluan në Tiranë në vitet 1962, 1968 dhe 1969<ref>Lafe, E., “Rreth vendit të orientalizmave ndër huazimet shqipe”, Gazeta “Drita Islame”, Tiranë, V, nr. 8 (91), prill 1996: 4, (marrë nga materialet e Simpoziumit Ndërkombëtar: “Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët”, botuar në Prishtinë më 1995).</ref>.
 
Instituti i Gjuhësisë, duke i parë më së fundi aftësitë e Tahir Dizdarit, veçanërisht vlerën e fjalorit, i kapërceu rezervat në biografi dhe vendosi ta angazhojë në punë si bashkëpunëtor i vjetër shkencor në sektorin e leksikologjisë, duke filluar nga viti 1965 dhe deri më 9 maj 1972, kur ai vdiq.
 
Prof. J.Nemeth i Akademisë Hungareze të Shkencave e vlerëson veprën e Dizdarit, si një material jashtëzakonisht të pasur dhe me vlerë. Njëkohësisht shprehet, se në asnjërën prej gjuhëve të gadishullit të Ballkanit, nuk janë mbledhur elementët turk, në mënyrë kaq të përsosur.
 
== Vepra dhe mirënjohje ==
Gjatë vitit 1944 boton në gazetën “Bashkimi i kombit” rubrikën “Pyes vetveten”, rubrikë që vazhdon në gazetën “[[Bashkimi (gazetë)|Bashkimi]]” në vitet 1945-1946 me pseudonimin ''Hijekakeqi''. Gjatë vitit 1944, po në gazetën “Bashkimi i kombit” ushqen me material rubrikën gjuhësore “Fjalë iranishte në gjuhën shqipe” me pseudonimin ''Bishtiqindija''. Boton studimet toponomastike “Kraja” në gazetën “Bashkimi i kombit”<ref>Gazeta “Bashkimi i kombit”, nr. 83, 85, viti 1944.</ref> dhe të “Katër Balët” në revistën “Bota e re”<ref>Revista “Bota e re”, nr. 8, viti 1946.</ref>. Po kështu, gjatë vitit 1944 botoi artikujt me karakter satirik, “Bishtmbledhësit e cingareve” dhe “Me këta miq që janë sot” në “Bashkimin e kombit”<ref>Gazeta “Bashkimi i kombit”, nr. 72, 75, 225, viti 1944.</ref>. Pat vazhduar të shkruajë artikuj të ndryshëm në shtypin periodik, si në revistat “Kultura islame”, “Bleta”, etj.
 
Puna e tij e madhe dhe voluminoze 30-vjeçare (1941-1971) përfundoi me përpilimin e veprës madhore “Orientalizmat në gjuhën shqipe”, të cilën në dorëshkrim e depozitoi pranë Institutit të mësipërm. Pak kohë para se të vdiste, dorëzoi në atë institucion dorëshkrimin e punimit tjetër të gjatë në leksikografi me titull “Fjalë të pambledhura nga fjalorët e deritanishëm”.
 
Pak ditë pas vdekjes nga Instituti francez me prestigj “Colege de France” i erdhi ftesa për të marrë pjesë në Kongresin e XXIX Ndërkombëtar të Orientalistëve, që do të mbahej në [[Parisi|Paris]] më 1973.
 
Me propozimin e [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Akademisë së Shkencave të Shqipërisë]], në shenjë mirënjohje e nderimi, në vitin 1995, Presidenti i Republikës z. [[Sali Berisha]] e dekoroi në pragun e Ditës së Flamurit me [[Urdhri "Naim Frashëri"|urdhrin “Naim Frashëri”]] të kl. I-rë me motivacionin: “Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike”<ref>Luli, Dizdari, Bushati, “Në kujtim të brezave”, 1997: 505-532; Gazeta “Drita Islame”, nr. 129, 1997: 3.</ref>.
 
== Burime==