Fejzi bej Alizoti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
per t'u ripa e perfundu, ashtu si Gjon Marka Gjoni, Henrik Lacaj...
Hatake (diskuto | kontribute)
asht prap ne proces pune, pervec artikujve disa gjana rreth Fejzi beut gjenden nder disa libra.
Rreshti 29:
 
== Jeta ==
Leu në Gjirokastër në gjirin e një familjeje qytetare, i biri i Hasan beut dhe Zybejte Kokës. Familja e tij qe e përmendur qysh më paraardhësin Alizot pasha, në mbarë trevat jugore shqiptare. Dërgohet qysh në moshën 8 vjeçare në Janinë ku kryen shkollimin fillor e plotor, më pas nis gjimnazin klasik në Selanik. Shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané", ku shkollohej klasa udhëheqëse.
 
Dërgohet me shërbim administrativ në Siri dhe Beirut 1892-'97, nënprefekt në prefekturën e Selanikut dhe prefekt në Homs 1903-'07. Mbasi i shkruan eprorëve në Stamboll për ta kaluar me funksione administrative diku ndër trojet shqiptare, emërohet prefekt i Korçës. Pas shpalljes së Kushtetutës 1908 dërgohet në Prizren deri në majin e 1910 kur me rastin e trazirave në Vilajetin e Kosovës, Stambolla e thërret për ta dërguar në Rumani në një kurs specializimi. Pas gjashtë muajsh e caktojnë në Urfa të Azisë së Vogël dhe mbasandej në Al-Khums të Libisë.
 
Alizoti ishte Ministri i Financave i Shqipërisë në 1918-1920, 1927 dhe gjatë pushtimit italian në qeverinë e Shefqet Verlaci nga 12 prill 1939 - 1940.[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]