[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 13:
Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në [[Stambolli|Stamboll]], ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, [[Sami Frashëri|Samiut]] dhe [[Naim Frashëri|Naimit]], por edhe [[Jani Vreto]]s. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në [[Selaniku|Selanik]], ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në [[Manastiri|Manastir]], ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “'''Komitetit për Lirinë e Shqipërisë'''”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “''qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot''”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.
 
Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të [[Korça|Korçës]], për të larë gjakun e [[Papa Kristo Negovani]]t, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt [[Sofja|Sofjes]], ku e priti një grup shqiptarësh me në krye [[Shahin Kolonja|Shahin Kolonjën]]. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e [[Bukureshti|Bukuresht]] u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe [[Mihal Grameno]]n (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit [[Çerçiz Topulli]] deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Amerikë]] (ku u shoqërua nga [[Fan Noli]]), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At [[Gjergj Fishta|Fishta]], Dom [[Ndre Mjeda|Mjeda]], [[Mid'hat bej Frashëri|Mit’hat Frashëri]], [[Sotir Peçi|Sotir Peci]], etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]].
 
Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun [[Hasan Dosti]].