[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17:
 
=== Vlerësime ===
Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërise. Megjithatë, ai është zbuluar vetëm në vitet '40-të të shekullit të kaluar nga një shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i të cilës e bëri që të qendronte në Shqipëri, pas nje kalvari që e ka lidhjen që me Revolucionin socialist më 1917 në Rusi. Piktori [[Maks Velo]] ka meritën se ngjalli kujtimin e saj pak vite më parë dhe ka bërë një pikturë në të gjallë të saj bashkë me bashkëshortin e saj. Për të qenë të sinqertë dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Më 1547 në Berat dhe [[Kostur]] dhe më 1555 në Shelçan[[Shelcan]]. Në fakt, pak më pare dora e tij ka pikturuar edhe në fshatin e vogël të Valshit[[Valesh]]it më 1554. Mendohet se ai ka punuar me 1527 në një kishë në Maqedoni. Ai i nënshkronte punët e tij të artit me titullin "Protopapa", që tregonte se kishte një rang të konsiderushëm në hierarkinë ekleziastike të Bizantit. Ai formoi dhe shkollën e tij të pikturimit, që u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga [[Onufër Qiprioti]] dhe nga [[Konstandin Shpataraku]].
 
Në kohën e Onufrit, pikturat sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologëve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thënë se Onufri e lironte veten nga ngushtimet që i imponoheshin në artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe vecanërisht kalorës. [[Shën Gjergji]] , që ka bërë ai, mendohet si një nga kalorësit që ka luftuar në autoritetin e Skënderbeut dhe është shenjti kryesor kombetar i shqiptarëve. Nga stili i tij mund të hamendësojmë që ka elemente, që mund ta afrosh atë me Rilindjen Evropiane. Ai ka qenë një mjeshtër i portretit, duke u futur me aq sa mundi në botën e brendshme të karaktereve të tij. Ne punën e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektivës negative, që do të thotë që objektet e largëta ti bënte më të vogla se ato që ishin në planin e parë. Tek, ai shihet dhe fillesa e pikturës realiste të peisazhit.