[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: arz:الاسلام is a featured article; Ndryshime kozmetike
No edit summary
Rreshti 15:
== Lindja e fesë islame ==
''Shih artikullin kryesor [[Muhameti]]''
[[Skeda:Mohammed receiving the submission of the Banu Nadir.jpg|thumb|upright=2|Pamje nga Dschāmiʿ at-Tawārīch ([[Gjuha arabe|arabisht:]] جامع التواريخ, Historia universale, shekulli i 14-të): Profeti Muhamet (mbi kalë) mposht [[Banu Nadir-ët]].]]
 
[[Muhameti]] ([[Gjuha arabe|arabisht:]] محمد = i lartë-lëvduari, i shumë-lëvduari) ka lindur rreth vitit 570 pas Krishtit si biri i një tregtari nga fisi i [[Kuraish-ët|kuraish-ëve]] në [[Mekka|Mekkë]], në [[Arabia Saudite|Arabinë Saudite]] të sotme. Sipas trashëgimisë islame, atij iu shfaq në moshën rreth 40 vjeçare për herë të parë [[Gabrieli (kryengjëlli)|kryengjëlli Gabriel]], i cili i diktoi në vazhdim të jetës së tij për vite me rradhë vargjet e [[Zbulesa|zbulesës]] hyjnore, [[kurani]]n. Zbulesat e Muhametit u mblodhën dhe u kontrolluan vazhdimisht që gjatë kohës kur jetonte ai dhe së fundi, nën sundimin e [[Uthman ibn Affan-i]]t, i të tretit të të ashtuquajturve [[Kalifi|kalifëve]] legjitimë, u mblodhën e u [[Kanoni (fetar)|kanonizuan]]. Shpallja e mesazhit të një monoteizmi pa kompromise gjeti vetëm pak simpatizantë në Mekkën politeiste të asaj kohe, kështu që komuniteti i ri mysliman e pa veten të detyruar nën presionin e kundërshtarëve të braktisë Mekkën dhe të mërgojë në veri, në [[Yathrib-i|Yathrib]] (''sot [[Medina|Medinë]]''). Kjo ngjarje hyri në histori si ''[[Hixhreti|hixhra]]'' (ose ''hixhreti'') dhe u caktua me vendim të [[Kalifati|kalifit]] të dytë [[Umar ibn al-Chattab-i]]t si viti i parë i [[Era islame|erës islame]].<ref>Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (''Islami i hershëm''). Në: Ulrich Haarmann (botues): ''Geschichte der arabischen Welt'' (''Historia e botës arabe''). C.H. Beck, 1991. f. 11</ref>