Pashallëku i Janinës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
Rreshti 1:
Pashallëku i Janinës lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Ky lindi ne vitin 1740 në një familje feudale ushtarake. Shumë shpejt u dallua për aftësinë, energjinë dhe zgjarsinë e tij. Këto i vuri ne shërbim te planeve te tij ambicioze, duke përdorur të gjitha mjetet : dhunën dinakërinë dhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendës.
 
Ne vitin 1784 Aliu mori gradën pashës dhe komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë. Po këtë vit siguroi qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse me vonë u bë komandant i grykave (Derven) e qeveritar i sanxhakut te Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtaro-tregtare të Janinës, vuri dore mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787) Porta e lartë (perandoria osmane) ishte e zënë në luftë me Austrinë prandaj e njohu Aliun si sundimtar të ligjshëm.
A Firman issued by Ali Pasha in 1810 and written in vernacular Greek. Ali used Greek for all his courtly dealings.
Zgjerimi i Pashallëkut të Janinës[redakto | redakto tekstin burimor]
 
Ali pashë Tepelena synonte të zgjeronte pashallëkun e tij. Ai mori sipërmarrje skelën e Artës, si dhe taksat e qytetit e të fushë Korçës. Nën trysninë e kundërshtarëve, sulltani ia hoqi këto sipërmarrje dhe ia dha Ibrahim pashë Vlorës. Gjithashtu i hoqi qeverisjen e Trikallës dhe detyrën e ruajtjes se grykave, të cilat ia dha dhënderit te vet Beqir pashës. Por më vonë, Ali e detyroi atë të hiqte dore prej tyre. Ne shkurt te vitit 1791 hyri ne bisedime me rusët, Cari nuk i ktheu përgjigje, e migjithëate, gjatÏ kesaj periudhe, ai e shtriu pushtetin mbi qytetin e Artës dhe te Këlcyres. Aliu shfrytëzoi edhe vendosjen e trupave franceze në kufirin me pashallëkun. Bonaparti kishte urdhëruar komandantin e Korfuzit të ndihmonte Ali pashën për ta bërë për vete. Kështu, Aliu mori bregdetin detin deri në Porto Palermo (1797-1798). Përparimin e mëtejshëm drejt veriperëndimit e pengoi aleanca ruso-osmane kundëer Bonapartit. Aliu i ktheu sytë nga ish-qytetet veneciane. Me të shpejtë ai pushtoi Prevezën, Vonicën e Butrintin, kurse Parga ra ne duart e rusëve.
 
Në vitin 1799 iu dha grada e vezirit për ta hedhur kundër Bonapartit. Pak më vonë Ali pasha u emërua vali (vilajeti) i Rumelisë. Brenda një kohe të shkurtër ai shpartalloi feudalët e pabindur në Rumeli. Sukseset i rritën famën dhe pasurinë, por i futën frikë sulltanit. Pa mbushur vitin ai vuri Ibrahim Bushatlliun në vend të Ali pashës.
 
Diplomacia ruse dhe ajo franceze përpiqeshin të tërhiqnin pas vetes Aliun. Petërburgu filloi të sillej mirë me të. Bonaparti i premtontese do ta njihte atë si sundimtar të pavarur si dhe qeverisjen e Korfuzit. Aliu mori anën e francezëve dhe kërkoi Korfuzin, por Bonaparti nuk e mbajti fjalën.
 
Atëherë, Aliu u bë pengesë vendimtare për marrjen e Butrintit.
Varri i Ali Pashe Tepelenes.
 
I armiqësuar me rusët dhe francezët, Aliu u lidh me qeverinë angleze. Ajo i premtoi se do ta njihte atë si sundimtar të pavarur ne pjesën perëndimore te Gadishullit Ballkanik, me kusht që t’i paguante një tribut vjetor për qeverisjen e ishujve jonianë dhe t’i linte flotës Angleze portin e Palermos. Gjithashtu, Aliu ndërhyri në Stamboll për paqe ndërmjet Anglisëdhe shtetit osman.
 
Me përkrahjen e anglezëve, Aliu zgjeroi pashallëkun e tij me Beratin, Gjirokastrën, Kardhiqin, Vlorën, Himarën. E zënë me luftëra dhe e vënë pra faktit të kryer Porta Lartë (Perandoria Osmane) pranoi propozimin e Aliut për të emëruar Muftar pashën qeveritar të sanxhakut të Vlorës. Kështu, e gjithë Shqipëria e Jugut u përfshi ne pashallëkun e Aliut. Ky ishte një hap përpara drejt bashkimit politik të vendit.