Njësia qendrore e përpunimit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Historia
Rreshti 8:
== Historia ==
Kompjutera si ENIAC duhet të rikablloheshin për të kryer detyra të veçanta, kështu që filluan të quheshin kompjutera me program të pandryshueshëm. Në përgjithësi termi CPU ishte përkufizuar si një paisje ekzekutuese programesh dhe paisjet e para që me të drejtë filluan të quheshin CPU, erdhën me shpikjen e kompjuterave të parë me program të memorizuar.
Idea e këtyre kompjuterave ishte e pranishme në projektin për ENIAC-un të [[J. Presper Eckert]]-it dhe të [[John William Mauchly]]-it por fillimisht u la mënjanë për të mbaruar më shpejt paisjen. Në datën 30 qershor 1945, përpara mbarimit të ENIAC-ut, matematicieni [[John von Neumann]] paraqiti një tezë me titullin [[First Draft of a Report on the EDVAC]] (Plani i parë i raportit për EDVAC). Kjo tezë përshkruante projektin e një kompjuteri me program të memorizuar, që sipas planit do të mbarohej ne gusht të 1949-ës. EDVAC-u ishte projektuar për të kryer disa komanda të ndryshme. Këto komanda mund të kombinoheshin duke krijuar programe të dobishme për të vënë në punë ENIAC-un. Programet e shkruajtura për ENIAC-un ruheshin në [[memorie kompjuteri të shpejta]], në vend që të specifikoheshin nga instalimet elektrike të kompjuterit. Në këtë mënyrë u tejkaluan kufizime të mëdha të ENIAC-ut, si psh. koha dhe mundimi i konsiderueshëm për të rikonfiguruar paisjen nëse duhej të kryente detyra të tjera. Me projektin e Von Neuman programi,ose software, që ENIAC-u ekzekutonte mund të ndryshohej thjesht duke ndryshuar përmbajten në memorjenmemorjem e kompjuterit.
Ndërsa Von Neuman njihet për projektin e kompjuterit të parë me program të memorizuar, të tjerë para tij si psh. [[Konrad Zuse]] hartuan dhe vunë në zbatim ide të ngjashme. E ashtuquajtura [[Arkitektura e Harvardit]] e paisjes [[Harvard Mark I]], e cila mbaroi së ndërtuari para EDVAC-ut, përdorte gjithashtu programe të memorizuara por përdorte [[Shirita letre me vrima]] në vend të memorjes elektronike. Dallimi kryesor midis arkitekturës së Van Neuman-it dhe asaj të Harvardit është ky: e dyta ndan memorizimin dhe përpunimin e komandave të CPU-së dhe të dhënave (data), ndërsa e para përdor të njëjtën hapësirë në memorje për të dy (në të njëjtin vend ruhen të dhënat dhe komandat e CPU-së).
Shumica e CPU-ve moderne ruan në plan të parë projektin e Von Neuman-it, por ka edhe elmente nga arkitektura e Harvardit.