[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 44:
 
=Si Kryetar Bashkie=
Pasi drejtoi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet, në zgjedhjet lokale të [[8 majit 2011]] Rama që kandidont për herë të katërt, humbi ndaj kandidatit në moshë të re të [[Partia Demokratike e Shqipërisë|Partisë Demokratike]], [[Lulzim Basha]]. Rama fitoi 49.7% të votave <ref>[http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-vendore/2011/HTML_31.10/buletini_prova261211.htm KQZ Rezultatet e Zgjedhjeve Vendore 2011]</ref>, pra shumë më pak se në vitin 2007. Por proçesi i shpalljes së Lulzim Bashës fitues i zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë të Tiranës u shoqërua me shumë polemika <ref>[http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211367 Top Channel]</ref>. Rezultati paraprak jo përfundimtar, i jepte Ramës një avantazh të ngushtë prej 10 votash ndaj rivalit të tij Lulzim Basha, por gjatë numërimit të votave shumë fletë votimi për kryetarin e bashkisë ishin hedhur gabimisht në kutitë e votimit për anëtarët e këshillave bashkiake. Në ligjin e zgjedhjeve nuk kishte ndonjë përcaktim nëse këto vota duhet të quhen të pavlefshme ose të vlefshme. Duke qenë se fletët e votimit ishin të qarta dhe pa gabime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që këto vota të konsiderohen të vlefshme. Shumica e këtyre votave ishin për kandidatin Lulzim Basha të "Koalicionit për Qytetarin" i cili u shpall fitues me 91 vota. Në përfundim të një procesi numërimi të dyshimtë sipas drejtuesve të Partisë Socialiste por të drejtë sipas Partisë Demokratike, Lidhjes Socialiste për Integrim dhe partive të tjera të Koalicionit për Qytetarin, nga i cili rezultuan sipas Gazetës ''Shqip'' 870 fletë votimi më shumë sesa votues <ref>[ http://www.gazeta-shqip.com/politike/c4df81d8118d8ec637841b5cf3653927.html Gazeta Shqip] </ref>, KQZ shpalli fitues kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha me një avantazh prej 91 votash. Këto zgjedhje u quajtën nga misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR-it si konkurruese e transparente, por tejet të polarizuara e me mungesë besimi ndërmjet partive në qeveri e opozitë<ref>[http://www.osce.org/sq/odihr/82108 Raporti Përfundimtar, Faqe 2 (15 gusht 2011)] </ref> dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kritikua për vendime të mara në mënyrë jokonsensuale, dhe pa një bazë të qartë ligjore <ref>[http://www.osce.org/sq/odihr/82108 Raporti Përfundimtar, Faqe 28 (15 gusht 2011)]] </ref> <ref>[ http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211367 Top Channel]</ref>, të cilat në shumë raste krijuan përshtypjen se KQZ po favorizonte shumicën qeverisëse.
 
Ne vitin 2013 Edi Rama drejtoi fushatën e Partisë Socialiste me sloganin "Rilindje" dhe fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Koalicioni parazgjedhor i kryesuar nga PS dhe LSI fitoi 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë (65 deputetë PS, 16 deputetë LSI, 1 deputet PBDNJ dhe 1 deputet PKDSH.
 
= Jeta personale =