Ndryshimi mes inspektimeve të "Rexhep Elmazi"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
'''Rexhep Elmazi''' (1938-1978) ishte shkrimtar shqiptar.
 
{{Portal|Gjilani}}
== Biografia ==
Lindi më [[3 janar]] të vitit [[1938]] në [[Gjilani|Gjilan]]. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në [[Turqia|Turqi]]. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Mëqe nuk kishte kushte për shkollim, ai detyrohet të punon si përkthyes, por aktivisht merret me shkrime letrare dhe me veprimtari patriotike. Në hezin më të madh të rankoviqizmit, më 28 nëntor 1963, në shtëpinë e Hysen Dacit, në Mitrovicë, bashkë me babën e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalën, Kadri Kusarin, Sylë Shalën, Din Spahinë, Fazli Graiçevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Çollakun (përveç Hysenit e meje, të gjithë të tjerët të ndjerë), themeluam LËVIZJEN REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE,
flet Ademi Demaçi rreth angazhimit të Rexhep Elmazit në radhët e revolucionarëve kosovarë.Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.
 
==Veprimtaria publike==
Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin [[1964]] dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu.
Për nder te tij një shkolle fillore mban emrin e tij "Rexhep Elmazi".
 
Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin [[1975]], por për shkak të “njollave “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më [[16 maj]] të vitit [[1978]] vritet.
 
Exhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë. Me studimin "Poezia e Rexhep Elmazit”,2008, studim me të cilën edhe magjistroi në letërsi mr.Tahir Arifi, profesor i leterërsisë në Univerzitetin e Prishtinës.
 
* Frymëmarrje - [[Prishtina|Prishtinë]] [[1972]]
* Fryma - [[Prishtina|Prishtinë]] [[1994]]
{{Portal|Gjilani}}
 
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Gjilani]]
2.204

edits