[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rrjedha (diskuto | kontribute)
Rrjedha (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 23:
[[Skeda:Kadrizeka.jpg|thumb|[[Kadri Zeka]] ~1953 - 1982
U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë).
 
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme.
 
Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë.
 
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. "Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72)".*
 
Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.
 
Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe "mbulon" punëtorët e "përkohshëm" në mërgim.
 
"Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre.
 
Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."*
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit.
 
<u>==Veprimtaria ilegale atdhetare politike ==
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më 15 prill 1978 kidnapohet Hydajet Hyseni në mes të tregut të Prishtinës dhe dërgohet në Lipovicë (Blinajë), në shtëpinë e gjuetarëve dhe merret në pyetje nga funksionarët më të lartë të UDB-së së Kosovës.
 
Të nesërmen e lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me "kërpesh në dorë".
 
Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të dy arratisen. Meqë kishte pasaport Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin Sent Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës (Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj.), ndërsa Hydajeti vazhdon të jetojë ilegalisht në Kosovë.
 
Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë.
 
Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
 
Kadri Zeka, edhe pse shumë i ri, ishte një burrë i pjekur që iu imponua mërgatës shqiptare me thjeshtësinë dhe seriozitetin e tij, me kompetencën dhe me vendosmërinë për çdo flijim e sakrificë, vetëm e vetëm për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare.
 
Në fjalimet e tij para mërgimtarëve, Kadri Zeka ishte konkret dhe detyrues:
 
Të luftoni parreshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;Të zbuloni dhe të demaskoni pamëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja…
 
Të sabotoni ato të ashtuquajtura "klube jugosllave të punëtorëve", që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuajat, të pavarura kulturore, artistike e sportive…
 
Kadriu ka gjetur te vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës.
 
Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
]]
==Veprimtaria ilegale atdhetare politike ==
Më [[1973]] Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "[[Grupit revolucionar]]". Ishte në një celulë me dëshmorin [[Rexhep Mala]], [[Hilmi Ramadani]]n e [[Hydajet Hyseni]]n. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit [[1974]] dhe [[1975]] të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut, (mësues në [[Gmica|Gmicë]] të [[Kamenica|Dardanës]]). Ka mbajtur lidhje të fshehta me[[Rexhep Malën]] e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg. Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit [[1978]] hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në [[Turqi]], por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në [[Kosovë]]. Më pastaj Kadri Zeka shkon në [[Zvicër]], në qytetin St. Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës si Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv : vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në [[Zvicër]] e [[Gjermani]] dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e [[Shqipëri]]së jashtë shtetit. [[Figura:jusufukadriubardhoshi.jpg|left|thumb|300px|Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla]]
 
Line 81 ⟶ 53:
==Lidhje të jashtme==
* [http://www.zemrashqiptare.net/news/id_19588/Nijazi-Ramadani:-Kadri-Zeka.html|Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla]
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
Line 89 ⟶ 60:
[[Kategoria:Vdekje 1982]]
[[Kategoria:Heronj]]
 
[[Kategoria:NjerëzNje</u>rëz nga Gjilani]]