Ganimet Klaiqi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
 
== Biografia ==
Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në [[Dardana|Dardanë]], fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në [[Prishtinë]] si edhe studimet Master i ka mbaruar po ashtu në [[Fakultetin e Filologjisë]] në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]] "[[Hasan Prishtina]]".
Si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore „ [[Abdullah Krashnica Presheva|Abdullah Krashnica]]–Presheva “, ka punuar gjatë vitit shkollor 1993/1994. Deri më 1999 është marrë kryesisht me aktivitete kulturore. Katër vjet ka punuar si këshilltar komunal për kulturë, sipas sistemit të organizuar të kohës, jashtë pushtetit okupues të Serbisë. Gjatë kësaj kohe ka udhëhequr edhe Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e etnike, dega në Dardanë.
Më 1997 ka nisur punën si korrespondent në gazetën e përditshme „ [[Koha Ditore|Koha ditore]]“.
Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Dardanë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi.
Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë, saktësisht „[[Koha Ditore|Kohës ditore]]“, ku ka punuar tri vjet si korrespondent nga [[Gjilani]].
Ka vazhduar në fushën e gazetarisë. Nga 2003 deri më 2009 ka punuar redaktor në këtë gazetë. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe punon në fushën e gazetarisë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë edhe vështrime dhe recensione librash të rinj të botuar, kryesisht të autorëve nga Dardana.