[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
v Goelia zhvendosi faqen Hixhra te Hixhret: shqip
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Hixhra''' (në shqip '''hixhreti''') ([[Gjuha arabe|arabisht]] هجرة = hixhra = hiǧra) ose edhe '''hexhra''' cilëson mërgimin e [[Muhameti]]t nga [[Mekka]] në [[Medina|Medinë]] dhe mbërritjen e tij në [[Xhamia e Qubāʾ-s|Qubāʾ]] më 12 të [[Rebi el-Evvel|rabīʿ al-avval]]-it = 24 shtator 622. Ajo shënon fillimin e [[Kalendari hënor|kalendarit hënor]] të [[Kalendari islamik|erës islamike]] por i cili është futur në përdorim 17 vjet më vonë. Edhe [[kalendari iranian]] fillon me ''hixhra-n'' por viti i tij përkon veç me [[Viti tropik|vitin djellor]] që përdoret edhe nga [[kalendari gregorian]].
 
Që në vitin 615 ndjekësit e Muhametit por veç jo vetë profeti kishin emigruar gjatë një vale të parë nga Mekka [[Paganizmi|pagane]] në mbretërinë kristiane të [[Mbretëria e Aksumit|Aksumit]]. Shpërngulja e Muhametit për në Medinë më 622 (''hixhra'' „e mirëfilltë“) ka qenë pra, e marrë saktësisht, „mërgimi“ i dytë i këtij lloji. Myslimanët mekkanas, të cilët mërguan bashkë me Muhametin për në Medinë, quhen „[[al-muhaxhirun]]“ (''muhaxhirët'') („mërgimtarët“).
Rreshti 5:
Pas mbërritjes në Medinë profeti Muhamet, më parë i përndjekur dhe i urryer nga elitat mekkanase, u bë shumë shpejt burrë shteti i respektuar dhe the jo vetëm themelues i një feje por edhe i një shteti që së shpejti pas vdekjes së tij do të zhvillohej me anë të [[Ekspansioni islamik|ekspansionit islamik]] deri në një [[Perandoria islamike|perandori]] të madhe.
 
HixhraHixhreti ka rëndësi kryesore për doktrinën e fesë islame në [[Kurani|kuran]], kështu që kuranologët (''studiuesit e kuranit'') të gjitha [[suret]] e kuranit i ndajnë në sure „mekkanase“ dhe „medinase“; kjo jepet në botimet standarte të kuranit në krye të secilës sure. Ky klasifikim nuk pranohet në mënyrë fare të njëzëshme por pjesa më e madhe e tij konsiderohet si e sigurtë.
 
== Literaturë ==
 
* Hartmut Bobzin, 2000: Mohammed. C.H. Beck, München. ISBN 3-406-44744-9
* F. Krenkow: The topography of the Hijrah. Islamic Culture 3, 1929, f. 357–364