[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Ndoc Gjetja.jpg|thumb|200px]]
'''Ndoc Gjetja''' lindi më [[9 mars]] [[1944]] në fshatin Bërdicë të [[Shkodra|Shkodrës]]. Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në [[Lezhë]]. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. Merret vetëm me poezi. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike. Një studiues i njohur e ka cilësuar Ndocin poet që di me çdo varg t'i bjerë bukur tastierës së humanizmit.Ndrroj jetë me 7 qershor 2010.<ref>[http://ndocgjetja.blogspot.com/]</ref>
<b>Foto © nga Foto- Arkiva Traboini Studio realizuar ne Athine qershor 1993</b>
 
----
<b>POETI ME FYTYRË KRISHTI</b>
<i>Ndoc Gjetja është(nuk mund të përdorim kurrsesi pas datës 7 qershor 2010 kohën e shkuar të foljes), është pra një prej poetëve më pranë shpirtrave njerëzore në poezinë shqipe bashkëkohore, apo siç e ka cilësuar një studiues, poeti që di me çdo varg ti bjerë bukur tastierës së humanizmit. Ai këtë frymë e timbër të zërit të vet kurrë nuk u rrek t’a tradhëtonte. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve të veta, si një orakull, ai vazhdoi të shkruaj deri ne fund te jetes me atë sinqeritet siç u shfaq aq i befasishëm kur ishte veç se një gjimnazist në Lezhë. Poezi e thellë, e ndjerë, poezi në të cilën rrëfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhëniet njerëzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij në letërsi shënoi disi rënien morale të shkelqimit të improvizuar të poetëve që përbënin triumviratin monist të letërsisë, të cilët, vertetë dinin të thurnin vargje, i kishin dërguar edhe jashtë për studime zhdanoviane, për të qënë kështu “poetë oborri”, siç i klasifikonte Frederik Rreshpja, por këtyre të kreut u mungonte sinqeriteti poetik. Shkruanin ca poema për ca shqiponja që flututonin lart, kur shqiptari zvarritej si krimb baltrave herë mbi dhè e herë nën dhè. Shkruanin për ca ugare e baltra krenare, për ca qytete industriale, për çelik, hekur e beton, e këto i shpalosnin në faqe gazetash me një krenari të shpifur, ndërkohë poetët që revoltoheshin si ndaj sistemit të dhunës por dhe imponimit krijues, përgjunjëshin, dhunoheshin, madje edhe pushkatoheshin si Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genci Leka dhe Havzi Nelaj. Ata, të mëdhejt e dikurshëm, edhe sot e ruajnë xhelozisht prijtarinë fodulle në poezinë shqipe me patericat e një të huaji që e njeh gjysëm globi larg poezinë shqipe, kritik që ka bërë riklasifikimin e poetëve elitare konformist krejt ngjashëm me çfarë e shiste si lakra tregu i realsocit. Po fundja le ta falenderojmë edhe për këtë, kritikun e huaj, se po na i mban me berihaj rosinantët e poezisë së monizmit, kasnecët letërsisë së diktaturës që sot kanë dalë në publik me një luk të ri. Por më kot. Se vertetë njerëzit e shihnin Konstandinin që ja kish shaluar rrasës së varrit si kalë, por edhe erën e baltrave të varrit ja ndjenin.Dhe thonin, ky kalorës egërshan nuk është i gjallë, është i vdekur, shkon i vdekuri me të gjallë, shkon i gjalli me të vdekur.
Natyrisht, kushdo që ka patur ambicjen për të fituar emrin poet asokohe të përdhunëshme, ka paguar haraçin e konformizmit. Keq apo mirë, me dashje apo pa dashje duhej ti këndontë një këngë lavdëruese tiranisë çdo autor, por këtu nuk është fjala për haraçin që paguhej me imponim, por për përjargjet e atyre që nën shëmbëllesen e diktatorit të madh, si të ishin marioneta teatri kukllash, bënin diktatorin e vogël në koperativen e shkrimtarëve bolshevikë.
Line 22 ⟶ 21:
Mortja s’ka çfarë u bën poeteve, artistët e mëdhej kanë lindje, por vdekja u harrohet. Ndaj them se, kushdo që e ka njohur poetin dhe poezinë e tij, e di mirëfilli se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti që shkroi poezi për botën shpirtërore të njeriut,… dhe vetë ai ishte dhe mbeti njeriu i përvujtun, i thjeshtë, i vertetë, poeti me fytyren e Jezu Krishtit në poezinë shqipe.
Ajo fytyrë Krishti e mbuluar me një dhembje hyjnore, jetonte i menjanuar në Lezhë, diku pranë vendvarrimit të kryetrimit Gjergj Kastrioti, ku rrinte me njerëz të thjeshtë, të cilët mbase nuk e dinin se ai ishte, e do te vazhdoje te jete, një prej poetëve më në zë të letërsisë së sotme shqipe, zëri më njerëzor.</i>
<b>[[KOLEC TRABOINI]]</b>[http://ndocgjetja.blogspot.com/]
 
==Lidhje të jashtme==
<b>[[KOLEC TRABOINI]]</b>
[http://www.traboini.com][http://ndocgjetja.blogspot.com/]
 
[http://ndocgjetja.blogspot.com/]
==Referencat==
[http://www.traboini.com][http://ndocgjetja.blogspot.com/]
 
{{Lit-cung}}
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]