Perandoria Romake: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
korrigjimi i emrave romake etj dhe disa gabimeve ortografike
No edit summary
Rreshti 48:
Perandoria Lindore do të pësonte një fat të ngjashëm, megjithëse jo kaq drastik. Justiniani mund të ripushtonte Afrikën Veriore dhe Italinë, por zotërimet bizantine në perëndim u reduktuan në Italinë jugore dhe Sicilinë disa vjet pas vdekjes së Justinianit.[62] Në lindje, pjesërisht si rezultat i Murtajës së Justinianit, bizantinët u kërcënuan nga ngritja e Islamit, ndjekësit e të cilit pushtuan territoret e Sirisë dhe Egjiptit dhe së shpejti u bënë një kërcënim direkt për Kostandinopojën.[63][64] Prapëseprapë, bizantinët, mund të ndalnin ekspansionin islamik në tokat e tyre gjatë fundit të shekullit të 8-të dhe gjatë fillimit të shekullit të 9-të rimorën tokat e pushtuara. [11][65] Në vitin 1000 Perandoria Lindore ishte në kulmin e saj: [[Basili II]] ripushtoi Bullgarinë dhe Armeninë, kultura dhe tregtia lulëzonin. [66] Gjithsesi, pak pas këtij zgjerimi, ai befas u ndal në vitin 1071 në Betejën e Manzikertit. Kjo e fundit e çoi perandorinë në një rënie dramatike. Disa shekuj grindjeje të brendshme dhe pushtimet e turqve i shtruan rrugën perandorit Aleksi I Komneni për t’i kërkuar ndihmë perëndimit më 1095. [63] Perëndimi iu përgjigj me anë të Kryqëzatave përfundimisht duke rezultuar në Plaçkitjen e Kostandinopojës nga vetë pjesëmarrësit e Kryqëzatës së Katërt. Pushtimi i Kostandinopojës më 1204-ën do të shihte copëzimin e atyre pak tokave që i kishin mbetur perandorisë në gjendjet e mëvonshme, fitorja e fundit e së cilës ishte ajo e Nikesë. [67] Pas rimarrjes së Kostandinopojës nga forcat perandorake, perandoria nuk ishte gjë tjetër veçse pak më I madh se një shtet grek I përqendruar në brigjet e Egjeut. Perandorisë Lindore i erdhi fundi kur Mehmeti II pushtoi [[Stambolli|Kostandinopojën]] më 29 Maj 1453. [68]
 
 
== Shiko edhe ==
 
Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.
Rreshti 60:
Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes (e cila përvetësoi më vonë gjuhën greke si gjuhën e saj zyrtare), njihet gjerësisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453.
Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror Evropian para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
kete e ka shkruar roana hasani shkolla fillore dardania prishtine kl 6\1