Hamami i Haxhi Beut, Pejë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
Me rastin e kompleksit, hamamit në Pejë duhet zënë n’ gojë edhe disa elemente në teknikën dhe strukturën e muratimit. Nga materiali i përdorur në konstruktimin e mureve, mbulesës me qemer, në pjesën e banjos së grave si dhe në pjesët e sipërfaqeve të rrafshta nemes të kubeve të ndërtimit është përdorur materiali, rrasa e gurëve. Këto rrasa në Kosovë paraqiten në mejdanet e gurëve në rrethin e Klinës dhe atë të Malishevës, në fshatin Gllarevë në veçanti dhe njëherit edhe njihen si rrasa të Gllarevës. Pos rrasave të cekura është shfrytzuar edhe guri gelqeror nga Ilixha e Pejës si dhe të lumit Bistricë të qytetit ku edhe u realizua Hamami i Haxhi Beut.Në këtë sistem , teknikë të muratimit të banjos, janë përdorur edhe tullat karakteristike për periudhën dhe ndërtimet e kohës. Tullat janë prodhuar dhe pjekur në punëtorit dhe furrat e Pejës.
 
Si material lidhës është përdorur llaç gëlqereje. Nga kjo shifet se, kryemjeshtëri, ndërtuesi i objektit, ishte njohës i mirë i materialit dhe terenit vendor. Me fjalë të tjera mund të konkludohet se kryemjeshtëri dhe ndihmësit e tij ishin shqiptar vendas , që kishin përvojë të gjatë në ndërtimtari, poashtu edhe njohës solid të sistemeve konstruktivo-arkitektonike, të aplikuara në këtë realizim monumental.te lmte
 
== Hamami i Haxhi Beut ==