Gjon Markagjoni: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
m'duhet ta ftilloj edhe kete si tjerat, por artikulli duhet... besoj se formula tre-emnore duhet ruejte, si tek Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Ded Gjo Luli, etj. Deri ne piken kur emnat do te jene normue, si psh te bijte e Kapedanit Mark Gjomarku,etj
 
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Gjon Marka Gjoni''' (Orosh, [[28 Gusht|28 gusht]] [[1888]] - [[Romë]], [[30 Prill|30 prill]] [[1966]]) ose ''Kapidan Gjoni ''qe prenkë i Mirditës, plak/pleqnar kanuni me kontribut të madh në pajtesa dhe udhëheqës antikomunist, themelues i [[Blloku Kombëtar Indipendent|Bllokut Indipendent]].
 
== Jeta ==
Leu pinjoll i derës kapidanore të Gjonmarkajve, ishte djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur ''Marka Gjoni''<ref>Koliqi E., ''Gjon Marka Gjoni Kapidan'i Mirditës'', Romë: "[[Shêjzat]]" vj. X, nr. 5-6, fq. 152-156.</ref>''. ''
 
Martohet më 1904 me Mrikën e Gjokë Pjetrit, nga fisi i Pervizëve të Kurbinit, patën pesë djem e pesë vajza<ref>Nakovics B., ''Kapidan Gjon Marka Gjoni'', gjonmarkagjoni.com, marrë më 16 janar 2015.</ref>.
 
Mbruhet përmes rragatave që ia përshkuan krahinën e prirë prej derës së tij, e mbas vdekjes së të atit më 1925 i doli prija e i doli përgjegjësia për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.
 
Prej vitit 1926 deri në vitin 1928 ndërmerr bajrak për bajrak pajtimin e gjaqeve e varrëve dhe ndreqjen e ngatërresave, kësodore pas dy pajtimeve të mëdha iu rrit zëri anekënd krahinës. Shprehja fjalëpake që diktonte apelimin përfundimtar "Në mos të pelqefët gjygji, tek a' Gryka e Oroshit"<ref>Gjeçovi Sh., ''Kanuni i Lekë Dukagjinit'', Shkodër: Botime françeskane, 2010.</ref> gjeti jehonë të mëtejme me veprimtarinë e gjerë të Kapidanit përgjatë vjetëve që pasuan. Më 28 gusht të 1937 mbledh popullin në Abacinë e Oroshit për të jetësuar sipërcaktimin e disa nyjeve për t'iu përshtatë nevojave që afronin kohët e reja<ref>''Lajme rrokull Shqypnís'', Shkodër: "[[Hylli i Dritës]]" vj. XIII, korrik-gusht 1937, nr. 7-8. fq. 417-418.</ref>.
 
== Burime ==
<references />