[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Monarkia ishte forma më e përhapur e qeverisjes deri në shekullin e 19. Tani, kjo formë e qeverisjes është shumë pak e përhapur në botë dhe zakonisht është monarki kushtetuese, në të cilën monarku ruan një rol unik ligjor dhe ceremonial, duke ushtruar pushtet politik të kufizuar ose duke mos pasur fare pushtet politik: sipas kushtetutës së shkruar ose të pashkruar. Por ka dhe monarkë që ende ushtrojnë pushtet politik të gjerë, që shkon deri në autokraci. Aktualisht, 44 kombe sovrane në botë kanë monarkët si krerë shteti, 16 prej të cilave janë pjesë e Komonveltit që njohin monarkun britanik si shef shteti. Të gjitha monarkitë evropiane janë kushtetuese, me përjashtim të qytetit të Vatikanit. Monarkët e Kampuçisë, Japonisë dhe Malajzisë “mbretërojnë, por nuk sundojnë” edhe pse ka dallime të konsiderueshme në shkallën e autoritetit të tyre. Gjithashtu ka monarkë që mbretërojnë përmes kompetencave kushtetuese si psh. monarkët në Brunei, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Svaziland.
 
== Etimologjia ==
Fjala "monark" (latinisht: monarcha) vjen nga fjala greke μονάρχης, monárkhēs (nga μόνος monos, "një, njëjës", dhe ἄρχω árkhō, "për të sunduar" (krahasoni ἄρχων arkhon, "udhëheqës, sundimtar, shef" )) i cili i referohet të paktën një sundimtari absolut. Në përdorimin e tanishëm fjala monarki zakonisht i referohet një sistemi tradicional të shtetit të trashëguar, pasi që monarkitë zgjedhore janë të rralla në ditët e sotme.
 
== Llojet e Monarkive ==