Dallime mes rishikimeve të "Plazhi i Durrësit"

ska përmbledhje të redaktimeve
Sot [[Durrësi]] është një ndër plazhet më interesantë dhe modernë ku çdokush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Shumë pranë Tiranës për gjithsecilin është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, apo shqiptarët e Malit të Zi.
 
Autostrada që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin bën që atje të shkohet mjaft lehtë, pavarësisht trafikut që me stinën e verës vjen e rëndohet, kryesisht nga dyndja e pushuesve dhe mbërritja e refugjatëveemigranteve. Ajo çfarë të shtyn drejt pushimeve në Durrës, është edhe mundësia për të njohur historinë e këtij qyteti të lashtë.
 
Në Periudhën Romake, atëherë njihej me emrin (Dyrrahu), ishte ndër qytetet detarë me një fortifikim të fuqishëm. Me pozitë strategjike dhe skelë të klasit të parë ai ishte kreu i rrugës Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopojën. I frekuentuar që nga periudha socialiste, sot është ndër plazhet më të frekuentuar të vendit, ku pushuesit mund të gjejnë shërbime për të gjitha kategoritë dhe nivelet e pushuesve.
Anonymous user