Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 78:
Nga kjo NSDAP, që, në 1919, numëronte 60 anëtarë, Hitleri bëri një parti të vetën, ku gazeta e saj, Voelkischer Beobachter, shpërndante 20 000 kopje; në fillim javore, kjo gazetë u bë ditore duke filluar nga 1923-shi. Në të njëjtin vit, partia naziste dominonte të gjitha grupimet e tjera ekstremiste, duke grumbulluar 55 000 militantë. Që prej atëherë, jeta e Hitlerit lidhet pashmangshmërisht me atë të partisë së tij. Bashkë me gjeneralin Ludendorf, ish-tetari bëhet një nga dy figurat më të mëdha të së djathtës ekstreme të Mynihut dhe reputacioni i tij fillon të zgjerohet përtej Bavarisë.
 
Që nga 1921, Hitleri krijoi një urdhër shërbimi që do të bëheshin seksionet e sulmit, SA (Sturmabteilung) dhe shoqëron në partinë e tij njerëz që do të merrnin së shpejti përgjegjësi të rëndësishme: Hermann Goering, Rudolf Hess, Otto dhe Gregor Strasser, Alfred Rozenberg, Vilhelm Frik, Roehm dhe në fund Ludendorf. Dy tendenca shfaqen mjaft shpejt: njëra rreth vëllezërve Strasser që është qartësisht socialiste, armiqësore ndaj kapitalit të madh dhe që ka dëshirë të shndërrojë thellësisht ekonominë gjermane; Alfred Rozenberg, përkundrazi, që do të jetë ideatori i partisë naziste, ishte mbështetës i luftës kundër bolshevizmit.Hitleri ishte nje nder armiqt me te medhenje te shqiptareve ngase ai ne menyrat me c'njerzore i beri te vuajn shqiptaret por pas vdekjes se tij Populli shqiptar u lirua nga gjenocidi i tij
 
==Puçi i Mynihut dhe burgosja (1923-1924)==