Izotopet radioaktive: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 93.159.196.116 (diskutimet) në versionin e fundit nga 46.217.90.101.
v U kthye versioni 1470218 i bërë nga 84.20.66.146 (diskutimet)
Rreshti 7:
== Izotopet stabile dhe radioaktive ==
[[Skeda:Alfa beta gamma radiation.svg|300px|thumb|Rrezet alfa mund të ndalen nga disa copëza të letrës, rrezet beta mund të ndalen nga disa fletëza alumini, ndërsa rrezet gama mund të ndalen nga shufrat e trasha 7 cm prej plumbi.]]
 
siAtomi gjithmonepërbëhet izotopetnga anebërthama kompakte me tenjë numër Z të protoneve me ngarkesë elektrike pozitive (numri atomik) dhe një numër N neutronesh elektroneutrale, e rrethuar nga rendesishmetnjë nenumër jetenZ toneelektronesh në mbështjellsin elektronik, të renditura në disa nivele diskrete enegjetike (orbita). Numri i masës së atomit A (shuma Z+N) është numri i përgjithshëm i grimcave të bërthamës, ose i nukleoneve në bërthamën e atomit. Pra, simboli për një atom të një elementi X është A ZXN (p.sh. 13153J78 ) ose më thjeshtë AXN pasi Z është I determinuar nga X dhe nuk ka nevojë të shënohet. Pasi identiteti kimik i atomit është i determinuar nga numri i protoneve (Z), elementet me numër atomik të njëjtë Z dhe veti kimike të njëjta, por me numër të ndryshëm të masës (A), respektivisht me numër të ndryshëm të neutroneve në bërthamë, i quajmë izotope. Sot gjithnjë më shpesh njihen me emrin nuklide, kurse radionuklide do të quajmë atomet që dallohen nga atomet tjera të të njëjtit element, me energjinë e bërthamës. Sipas një definimi të këtillë në radionuklide, përveç izotopeve në kuptimin klasik të definuar më herët, hyjnë edhe të ashtuquajturat izomere, elemente me veti kimike dhe fizike të njëjta (me numër të njëjtë të protoneve dhe neutroneve), por me nivel të ndryshëm të energjisë së bërthamës. Bërthamat e izotopeve radioaktive kanë konfiguracion jostabil të nukleoneve në bërthamë ose tepricë të energjisë (izomeret). Konfiguracioni më stabil arrihet me proceset e zbërthimit ose dezintegritmit të bërthamës, qoftë duke emetuar grimca nga bërthama që shoqërohen me ndryshimin e numrit të protoneve dhe neutroneve në bërthamë, qoftë duke emituar tepricën e energjisë nga bërthama në formë të valëve elektromagnetike.
 
Në përgjithësi, dezintergrimi radioaktiv mund të përshkruhet si proces i ndryshimit të atomit nga një gjendje energjetike më e lartë në gjendje me energji më të ulët, proces ky që zhvillohet në një ose disa shkallë diskrete që mund të përfshijnë vetëm bërthamën ose atomin në tërësi (edhe elektronet orbitale). Pra, teprica e energjisë nga bërthama mund të lirohet përmes fotoneve dhe rrezatimit korpuskular nga bërthama (rrezet γ, β-, β+,α++), ose në tërthorazi, përmes elektroneve orbitale (rrezeve X ), si rrjedhojë e zbërthimit me procesin e konversionit intern dhe ngërthimit të elektroneve ("Electron capture" E.C.). Edhe pse në natyrë ekzistojnë izotope të shumë elementeve, numri i kombinimeve stabile të protoneve dhe neutroneve është bukur i kufizuar dhe kombinimet tjera (që zakonisht fitohen në mënyrë artificiale) rezultojnë me humbjen e stabilitetit të bërthamës, duke humbur ose fituar njësi të ngarkesës elektrike dhe duke liruar tepricën e energjisë nga bërthama me emitimin e energjisë në formë të rrezatimit korpuskularë apo valorë.