Ndryshimi mes inspektimeve të "Elena Gjika"

5.680 bytes added ,  5 vjet më parë
v
Restored revision as of 23:57, 5 January 2014 by Lerriklo
v (U kthyen ndryshimet e 37.35.66.127 (diskutimet) në versionin e fundit nga 37.35.65.11.)
v (Restored revision as of 23:57, 5 January 2014 by Lerriklo)
the Urtim he cpirran otr otr otr123 Isa Mustafa e ka qirjen e vrazhd
 
{{Leter Tabela Fillim}}
{{Letër portreti|boja="#F0C030"|Dora d'Istria }}
{{Leter figura|ElenaGjika.JPG}}
{{Leter emri| Elena }}
{{Leter mbiemri| Gjika }}
{{Leter ditëlindje|[[22 janar]] [[1829]]}}
{{Leter vendlindje|[[Bukuresht]], [[Rumani]]}}
{{Leter ditëvdekje|[[17 nëntor]] [[1888]]}}
{{Leter vendvdekje|[[Firence]], [[Itali]]}}
{{Leter kombësia| shqiptare}}
{{Leter shtetësie|rumune}}
{{Leter profesioni| shkrimtare, publiciste}}
<!-- {{Leter shënim|*}} -->
<!--{{Leter mirnjohje|}} -->
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Elena Gjika''', '''Dora d'Istria''', ''(Bukuresht, [[1828]] - [[1888]])'', ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.
 
Elena Gjika lindi me [[22 janar]] [[1828]]. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të [[Vllahia|Vllahisë]] [[Grigor Gjika]]. Elena Gjika mori një arsim të plotë dhe vazhdoi jashtë vendit, më parë në [[Dresden]], pastaj në [[Vjenë]], [[Venecia]] dhe [[Berlin]].
 
Elena Gjika u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, ajo mori këshillën e burrit të saj dhe shkoi në Europën Qendrore, fillimisht në [[Zvicër]] për disa vjet, pastaj në një udhëtim nëpër [[Greqi]] dhe Anadoll. Përfundimisht, ajo u kthye në Itali, duke jetuar në një vilë në Firence. Herë pas here Gjika udhëtonte për në [[Francë]], [[Irlandë]] dhe [[Shtetet e Bashkuara]].
 
Si publiciste dhe shkrimtare (kryesisht në frëngjisht) Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D'Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj.
 
 
Vepra e saj e parë ishte ''La vie dans l'Eglise monastique Orientale'' - "Jeta monastike në Kishën Lindore" (Bruksel 1855; Bot. II-Paris 1858), ku ajo bëri thirrje për shfuqizimin e urdhrave të manastirit. Ajo u pasua nga ''La Suisse allemande'' - "Zvicra gjermane" (Gjenevë 1856, 4 Vëllime, gjermanisht; Bot. II, Zürich 1860, 3 Vëllime), një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj, me një pjesë që përshkruan një ngjitjen në malin Monk.
 
Në shkrimin ''Les femmes en Orient'' - "Gratë në Orient" (Zürich 1859, 2 Vëllime), ajo shkruante për emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor), në një tjetër, ''Des femmes, par une femme'' - "Rreth grave, nga një grua" (Bot. II, Bruksel 1869, 2 vëllime), ajo krahasonte gjendjen e grave në Evropën latine, me ato në Gjermani, dhe kërkonte me fjalë të forta trajtimin e barabartë të burrave dhe grave. Përpara kësaj, ajo botoi ''Ekskursions en Rouméllie et en Moree'' - "Ekskursione në Rumeli dhe More" (Zürich 1863, 2 Vëllime), ku ajo përpiqej të tregonte se Greqia e lashtë kishte të njëjtën detyrë civilizuese si Gjermania e kohës së saj.
 
Ajo gjithashtu botoi tregimin ''Au bord des lacs helvétiques'' - "Lundrim në liqenet zvicerane" (Gjenevë 1861), romanet ''Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima'' (Livorno 1867), ''Gli Albanesi in Rumenia'', një histori e princëve Gjika, nga familja e saj, në shekujt e 17-të deri 19-të (Bot. II, Firenze 1873), dhe ''La poésie des Ottomans'' (Bot. II, Paris 1877), si dhe shkrime të shumta mbi historinë e letërsisë, poezisë, çështje politike, shoqërore dhe fetare, historike, arti etj. në revista të mirënjohura franceze (sidomos në ''Revue des Deux Mondes''), belge ''Libre Recherche'', italiane ''Diritto'', ''Antologia nuova'', ''Rivista europea'' etj. dhe revista zvicerane, greke, rumune dhe amerikane.
 
Elena Gjika ishte gjithashtu piktore. Ajo ishte anëtare e shumë shoqërive të studiuesve, të tilla si Akademia italiane, ajo u emërua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumë qytete italiane.
 
Ajo ishte gjithashtu një alpiniste.
Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: [[Jeronim de Rada]], [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Jubani]], [[Zef Serembe]], [[Thimi Mitko]] etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
 
Elena Gjika vdiq në Firence më [[17 nëntor]] [[1888]].
 
== Tituj të veprave ==
* '''[[La nationalité albanaise d'après les chants populaires]]''' '''([[1866]])'''
** ''[[Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore]]''
* '''[[Les écrivains albanais de l'Italie Méridionale]]''' '''([[1867]])'''
** ''[[Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore]]''
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Vdekje 1888]]
o Drenibothmeni