[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Reverted 1 edit by 31.44.64.182 (talk) to last revision by Syum90. (TW)
Rreshti 1:
'''Drogë''' është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkooli, nikotina, kafeina, ontibiotikët, drogat klinike dhe drogat e paligjshme psikoaktive. [[Psikofarmakologjia]] është shkenca e cila studion ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja.
Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të [[OKB|Organizatës së Kombeve të Bashkuara]], të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren së bashku.Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.
 
== Klasifikimi i drogave ==