Agron Rrahmani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 40:
Në fillim të janarit të vitit 1997, Agroni dhe Bahriu kontaktojnë me Zahir Pajazitin dhe dakordohen që të bashkëveprojnë, sikundër kishin biseduar edhe më parë. Por, edhe armiku punonte. Zahirit I ngrenë pritë, ndërsa Avni Klinakun, bashkëpunëtorin e tyre më të ngushtë, e arrestojnë. Agroni dhe Bahriu nuk thyhen. Edhe më shumë iu shtohet guximi dhe vendosmëria për të vazhduar rrugën që e kishin nisur para katër vjetësh. Atë muaj, si dhe gjithë herët e tjera, shpërndanë numrin special të organit të tyre “Çlirimi”, duke e mbajtur atë në gjoks dhe pistoletën në xhep. Shpërndante fjalët bombë, që I mbronte me plumba. Në atë numër jepej programi politik I LKÇK-së. Një kopje e atij organi I qe hedhur poshtë dorës edhe një historiani, I cili po atë ditë, më 21 janar 1997, në librin e tij shkruan: “Gjuha politike, njohuritë historiografike dhe cilësia e mendimit politik të këtij “Çlirimi”, janë shumë pas të atyre të Alternativës politike legale ndër shqiptarët në viset e okupuara, me në krye personalitete të deshmuara gjatë shekullit të jetës”. Ky pseudohistorian kujtonte se këta djem kishin krijuar ndonjë akademi shkencash teorike dhe jo Akademinë e Lirisë Kombëtare. Ata I tregonin ujkun, ky kërkonte gjurmët. Jetonin në një qytet, por përfaqësonin dy kohë, dy botë. Ai pasazh shpreh mendimin politik dhe intelektual të asaj kohe, kundrejt mendimit revolucionar. Ata u frikësoheshin ideve te Agronit dhe të Bahriut, sepse brezi I ri nuk po u besonte më as politikës pacifiste dhe as intelektualëve të asaj politike.
 
Ata u frikësoheshin këtyre djemve, pasi ata deklaroheshin hapur se, objektivi I tyre ishin lufta e armatosur deri në çlirimin e Kosovës dhe bashkimi me trungun amë, e kjo u prishte qetësinë “shkencëtarëve” dhe “politikanëve” tanë. Këta lloj intelektualësh e politikanësh nuk e kuptonin se këta djem nuk vinin kufi midis ëndrrës dhe realitetit. Për ata, ëndrra shndërrohej në realitet, sikundër edhe u shndërrua. Po të mos ishin këta të rinj si, Agron Rrahmani me shokë, koha në Kosovë do të kish mbetur në vend. Ishin ata që e shpejtuan kohën. Në shkurt të vitit 1997, Agroni shkon në Tiranë për të zbatuar detyrën që I pat ngarkuar forca e tij politike, organizimin e përgatitjes luftarake të anëtarëve të LKÇK-së dhe të vullnetarëve të tjerë që do të vinin të luftonin në Kosovë, me qëllim që çdo vullnetar të futej në luftë me njohuritë minimale të nevojshme për të. Në Tiranë kontakton me Adem Shehun, (I cili më vonë vjen Komandant I Brigadës 153 të UÇk-së), dhe ngrenë qendrën stërvitore, në maj të vitit 1997, e cila funksionon deri në shkurt të vitit 1999, ku u përgatitën mbi 300 vullnetarë. Pas rënies së Agronit, ajo qendër stërvitore thirrej “Poligoni Agron Rrahmani”dhe çdo ditë që fillonte stërvitja, minutën e parë të saj mbahej heshtje, në kujtimin të Komandatit të gueriljes. Ai ishte betim. Pas vendosjes në funksionim të qendrës stërvitore në Tiranë, Agroni kthehet përsëri në Kosovë.
Në shkurt të vitit 1997, Agroni shkon në Tiranë për të zbatuar detyrën që I pat ngarkuar forca e tij politike, organizimin e përgatitjes luftarake të anëtarëve të LKÇK-së dhe të vullnetarëve të tjerë që do të vinin të luftonin në Kosovë, me qëllim që çdo vullnetar të futej në luftë me njohuritë minimale të nevojshme për të. Në Tiranë kontakton me Adem Shehun, (I cili më vonë vjen Komandant I Brigadës 153 të UÇk-së), dhe ngrenë qendrën stërvitore, në maj të vitit 1997, e cila funksionon deri në shkurt të vitit 1999, ku u përgatitën mbi 300 vullnetarë. Pas rënies së Agronit, ajo qendër stërvitore thirrej “Poligoni Agron Rrahmani”dhe çdo ditë që fillonte stërvitja, minutën e parë të saj mbahej heshtje, në kujtimin të Komandatit të gueriljes. Ai ishte betim. Pas vendosjes në funksionim të qendrës stërvitore në Tiranë, Agroni kthehet përsëri në Kosovë.
 
Para se të ndodhte lufta në Likoshan dhe në Prekaz, Agroni dhe shokët e organizimit të tij politicopolitiko-luftarak vendosin që lufta e armatosur të fillojë nga organizimi I saj në qytet, ku nëpërmjet aksioneve luftarake në qytete të trimërohej populli dhe të mbusheshin mallet me luftëtarë. Në këtë mënyremënyrë qyteti kthehej në tokë të lëkundshme për pushtuesin dhe që e tmerronte atë. Ata mendonin se duke filluar lufta përmes njësiteve guerile, ajo merrte tiparet e një lufte të vërtetë çlirimtare, sikundër e ka treguar edhe përvoja botërore, dhe jo ngjyrat e luftërave tona të mëparshme. Kjo ishte strategjia e shkencëtarëve të lirisë.
 
U tha, u bë. Në shkurt të vitit 1998, fillojnë nga aktiviteti njësitet guerile në zemër të Kosovës, në Prishtinë, para hundëve të armikut. Komandant I njësitit të parë illegal luftarak, të cilin e pagëzojnë me emrin e dëshmorit, Rexhep Mala, caktohet Agron Rrahmani. Lufta ilegale në qytet është shumë herë më e vështirë se ajo në mal, pasi, përveç mosdijes se ku ndodhet aarmikuarmiku, je në çdo kohë I ekspozuar para syrit të agjentëve dhe spiunëve nga të gjithë krahët dhe në çdo moment. Por luftën e ilegales sonë e vështirësonte edhe më shumë politika pacifiste, e cila ishte bërë psikologji mendimi dhe, si e tillë, ua lehtësonte ndërgjegjen shumë spiunëve dhe shtonte radhët e tyre.
 
Porsa u krijuan njësitet guerile në Prishtinë, të cilën e ndan në 6 zona aktiviteti, në një nga përpjekjet e para, te Lagjja e Muhaxhirëve, Agron Rrahmani dhe Fatmir Humolli bien në pritë të forcave të sigurimit serb. Mëngjes heret, 12 maj 1998. Luftimi ishte I ashpër. Guerilët, pasi vrasin dy-tre armiq, mundën të dalin nga rrethimi, por Agroni plagoset për vdekje, ndërsa Fatmiri më lehtë. Fatmiri mundi ta nxjerrë të gjallë Agronin, por më vonë Agroni mbyll sytë përgjithmonë në njërën nga shtëpitë ku e strehoi Fatmiri përkohësisht.
Kështu, më 12 maj 1998, një ditë pasi LKÇK-ja kish nënshkruar dokumentin historichistorik me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, që t’I bashkonin forcat e tyre në luftën e armatosur, duke eliminuar rrezikun e një përplasjeje të rrezikshme mes shqiptarëvemshqiptarëve bien në pritë Komandanti I gueriljes së Prishtinës së bashku me drejtuesin tjetër të organizimit të tij;, pesë ditë më parë patën rënë në pritë dhe vriten: në Qafë të Malit, në Tropojë, Ilir Konushefci, shefi I logjistikës dhe mbështetësi I LKÇK-së, ndërsa te trekëndëshi I kufijve Shqipëri-Kosovë-Mali I Zi, bie në pritë shoku më I ngushtë I idealeve, I pëerpjekievepërpjekieve, I armëve dhe I luftës ilegale, kryetari I tij dhe I LKÇK-së, politikani, policistipublicisti, poeti dhe luftëriluftëtari Bahri Fazliu. Si është e mundur që Brenda një periudhe kohore 5 ditore, në tri troje të ndara shqiptare, vriten 3 aktivistë dhe udhëheqës nga më të shquarit e Luftës sonë Çlirimtare, të së njëjtës forcë politike, e cila porsa kish forcuar unitetin në radhët e Luftës sonë Çlirimtare? Të jenë thjesht rastësi? Tre drejtues të pazëvendësueshem, të të njëjtit ideal, vriten gati në një kohë!. Tashmë në vitin 2013 nga Presidentja e Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në një ceremoni të veçantë, e dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës” .
 
Për t’I përjetësuar emrat dhe veprën e tyre, ilegalja në Prishtinë u pagëzua me një emër, I cili u krijua me inicialet e këtyre tre heronjëve: Bahriu, Iliri, Agroni = BIA, me pasardhës të Agronit, shokun e tij të ilegales, Sali Mustafa, organizim, I cili I qëndroi besnik deri në fund qëllimit që u krijua. Sot prehet në fshatin e tij të lindjes ku shokët e idealit ngritën lapidarian. Po ashtu Agroni, la pas vete edhe shoqën e vetë të jetës dhe idealit Florina Maloku - Rrahmani, dhe vajzën Çlirimtaren.