Marrëveshja e Myrcshtegut: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Marrëveshja e Myrcshtegut (Austri 24 tetor 1903) ishte program i hartuar nga Austro-Hungaria dhe Rusia dhe i miratuar nga Fuqitë e tjera të Mëdha për “reformat” në tre vilaje...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 shkurt 2015 11:54

Marrëveshja e Myrcshtegut (Austri 24 tetor 1903) ishte program i hartuar nga Austro-Hungaria dhe Rusia dhe i miratuar nga Fuqitë e tjera të Mëdha për “reformat” në tre vilajetet e Selanikut, Kosovës dhe Manastirit. Ky program u dha shkas Fuqive të ndërhynin duke dërguar në këto vise forcat e tyre të xhandarmërisë dhe një rrjet të gjerë nëpunësish e agjentësh. Ndër masat e parashikuara ishte edhe ndarja e re administrative e këtyre vilajeteve në sektorë sipas kriterit etnik. Kjo u bë shkak për shpërthimin e trazirave nga ana bullgare, serbe e greke. Për popullsinë shqiptare të vilajeteve të Kosovës e Manastirit u krijua rreziku që nëpërmjet zbatimit të reformave të arrihej në shkëputjen e tyre nga trungu i Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja e kundërshtimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në sajë të lëvizjes së saj kryengritëse, Fuqitë u detyruan të linin mënjanë disa nga viset e banuara me popullsi shqiptare.