Albert Ajnshtajni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Biografia: Albert Einstein
v U kthyen ndryshimet e 46.19.227.253 (diskutimet) në versionin e fundit nga Sadsadas.
Rreshti 1:
{{Bio
|Foto= Albert Einstein Head.jpg
|Titulli = '''Mirënjohjet'''
''Dr. med. h.c, Univ. Rostok''.
- ''[[Çmimi Nobel për Fizikë]] [[1921]].''
- ''Vendi i Presidentit të Izraelit''
- ''Themelimi i [[Çmimi Albert Einstein]]''
- ''Pagëzimi i elementit kimik''
- ''Burrë i shekullit, Gazeta '''Time'''''
- ''Busti në Walhalla''
|Emri = Albert Einstein [[Skeda:Nobel prize medal.svg‎|20px|Medalje e Çmimit Nobel]]
|Seksi = M
|VëndiLindjes = [[Ulm]], [[Gjermania|Gjermani]]
|DitaMuajiLindjes = [[14 Mars]]
|VitiLindjes = [[1879]]
|VëndiVdekjes = Princeton, [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]]
|DitaMuajiVdekjes = 18 Prill
|VitiVdekjes = 1955
|Aktiviteti = Fizikant,Matematicent
|Nënshtetësia = [[Gjermane]] , [[Izraelite]]
|Feja = Judaism}}
'''Albert Einstein''', ([[Gjuha shqipe|shqip]]: '''Albert Ajnshtajn'''), ([[14 Mars]] [[1879]] – [[18 Prill]] [[1955]]) ishte një [[fizika]]nt i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të [[Shekulli XX|shekullit XX]]. Ai përcaktoi [[relativiteti|teorinë e relativitetit]] dhe dha shumë kontribute në fushat e [[mekanika kuantike|mekanikës kuantike]], [[mekanika statistikore|mekanikës statistikore]] dhe [[kozmologjia|kozmologjisë]]. Në vitin [[1921]] fitoi çmimin [[Çmimi Nobel|Nobel]] për [[Fizika|fizikë]] për shpjegimin e [[Efekti fotoelektrik|efektit fotoelektrik]] dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".

Ajnshtajni vdiq në [[Universiteti i Princeton|Princeton]], [[New Jersey]], [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA]] më [[18 Prill|18 prill]], [[1955]].

== Biografia ==
<references group="Burime Te ndryshme per Einstein " />

'''Albert Ajnshtajn''' lindi në [[Ulm]] të Gjermanisë në vitin [[1879]], në një familje hebreje. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një [[busull]], që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe [[fenomenet natyrore]] që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për [[matematika|matematikë]]. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë.
Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në [[Cyrihu|Zyrih]] të Zvicrës, ku studioi [[fizika|fizikë]] dhe [[matematika|matematikë]]. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin [[1905]] veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar [[relativiteti|Teoria e Relativitetit]]. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Në vitin [[1921]] Ajnshtajni fitoi [[Çmimin Nobel]] në [[Fizika|Fizikë]] për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

[[Skeda:Einstein-Roosevelt-letter.png|300px|left|parapamje|Letra e Ajnshtajnit dërguar [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]]-ve]]
Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në [[Zvicra|Zvicër]] dhe [[Gjermania|Gjermani]]. Ai u largua nga [[Evropa]] kur në [[1933]] erdhi në pushtet [[Adolf Hitler]]i. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në [[Universiteti i Princeton|Princeton]], [[New Jersey|Nju Xhersi]]. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan [[Franklin Ruzvelt]] në vitin [[1939]] për ta nxitur që [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Shtetet e Bashkuara]] të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën [[76]] vjeçare.Ajnshtajni kishte vdekur,por tk ne ka lene shme proverba te cilat na sherbejne si mesim.

<gallery width="1000px">
Skeda:CL0024+17.jpg|Gjëja më e rëndësishme është të mos reshtim kurrë së pyeturi, kurioziteti ka shkakun e tij se pse ekziston.
Skeda:2006-12-03 Ring of love Edit.jpg|Të biesh në dashuri nuk është ndonjë budallalëk i madh, e për këtë gravitacioni nuk është përgjegjës.
Skeda:Einstein gyro gravity probe b.jpg|Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
Skeda:2003-32-GravitationalLens.jpg|Eksperienca më e bukur që ne mund të kalojmë është misteri. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së reale...
</gallery>

== Burime dhe lidhje të jashtme ==
<references />
{{WikiQuote2|Albert Einstein|Albert Ajnshtajn}}
[[Kategoria:Lindje 1879]]