[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Reverted 1 edit by 185.33.33.130 (talk). (TW)
Rreshti 3:
 
Nderkohe online, loja e kumarit perparon ne plot kuptimin e fjales: pervec kazinove virtuale ekzistojne site me permbledhje te ketyre te fundit, komunitete lojtaresh e forume diskutimesh dedikuar bastexhinjve te apasionuar. Praktikisht ne çdo vend europian qe e lejon, organizimi i lojes se kumarit kontrollohet nga shteti i cili drejton dhe kufizon firmat private nepermjet taksave te larta ekskluzive deri ne nje fare zone; kjo sepse aktiviteti i menaxhimit te nje kazinoje ose te nje agjencie bastesh është shpeshhere ne kufijte e ilegalitetit dhe pastrues e riciklues parash te “pista”, shkeljesh ligjore, dhe aktivitetesh te tjera te krimit te organizuar, duke bere te detyruar shtimin e kontrollit.
 
Për eliminimin e problemit disa shtete e ndalojne lojen e kumarit ne territorin e tyre, por kjo sjell lindjen e salloneve te lojerave klandestine te cilat janë shume me pak te kontrollueshme se ato legale dhe burim formash te ndryshme “turizmi” sidomos ne vendet me legjislacion me te thyeshem ne lidhje me problemin ne fjale.
 
Lojerat e kumarit te kazinove dhe sistemet e kuotave te agjencive te basteve janë organizuar ne menyre te tille për te favorizuar banken, duke garantuar menaxhimin për ligjin e numrave te medha ne raport me numrin e lojtareve. Gjithmone ne lidhje me ligjin e numrave te medhenj, nga ana tjeter e tavolines sa me tepër nje lojtar luan aq me tepër rrezikon te humbase dhe me e sigurte behet humbja perfundimtare. Loja e kumarit mund te kthehet tek disa persona ne nje patalogji te vertete, gjithsesi e diagnostikueshme dhe e kurueshme nepermjet nje psikoterapie te pershtatshme, qe i shtyjne te luajne ne menyre te vazhdueshme për te jetuar me emocionin dhe eksitimin e rrezikut, qe është gjithmone e me i forte sa me tepër te mira materiale gjenden ne loje: megjithese keta persona e dine se si funksionon loja e kumarit vazhdojne te luajne pa u ndalur, pa pare nese po fitojne apo po humbin deri ne momentin qe kuptojne se kane humbur gjithcka cfare mund te luanin. Për kete shume shpesh thuhet qe kush është i semure nga loja e kumarit nuk luan për te fituar por për te humbur.