Dallime mes rishikimeve të "Rexhep bej Mitrovica"

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
 
== Jeta ==
Rexhepi lindi në [[Mitrovicë]], rrjedh nga një familje atdhetare e fisit Hot me prejardhje nga Shkodra. Gjyshi itij, Mehmet Ago Pasha , në moshën madhore , rreth viti 1855, u largua nga fisi në Shkodër.<ref>Fazli Hajrizi, Rexhep Mitrovica në Lëvizjen komëtare, Libri shkollor, Prishtinë, 20018. ISBN 987-9951-07-690-6</ref>
Rexhepi lindi në [[Mitrovicë]] në një familje me origjinë [[Podgorica|podgoriçane]] me mbiemrin ''Agopashiq''<ref>Merlikaj-Margjokaj, "Letërkëmbim (1947 - 1958)", Camaj-Pipa Shkodër 2006.</ref>, i biri i Mahmud beut. Mësimet e para i mori në mejtepin dhe ruzhdijen e Shkupit, ku qe i shpërngulur me familjen. Plotëson shkollimin në Shkollën Tregtare të Selanikut, shkollimin e lartë në Paris detyrohet ta ndërpresë mbas dy vitesh prej vdekjes së të atit.
 
Arsimtari [[Abdullah Vokrri|A. Vokrri]] kumton se pas kthimit në Shkup, Rexhepi mori drejtimin e shkollës profesionale aty, ku veçohet ngritja prej tij e një biblioteke të shkollës me rreth 700 libra<ref>''Politikë në kohën e kolerës: Rexhep Mitrovica, kryeministër i Shqipërisë.''</ref>. Së bashku me [[Bedri Pejani]]n e [[Salih Gjuka|Sali Gjukën]] më 1908-n udhëhoqi një fushatë propagandistike si parapërgatitje për [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]].