Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Korrigjime ortografike.
v fixing dead links
Rreshti 75:
Roli udhëheqës i SHBA-së dhe aleatëve në Luftën e Gjirit, sanksionuar nga OKB-ja, nën drejtimin e presidentit [[George H. W. Bush]], si dhe luftërat e Jugosllavisë (përfshirë edhe Luftën për Çlirimin e Kosovës), nën presidentin [[Bill Clinton]], ndihmuan në ruajtjen e pozitës së superfuqisë. Zgjerimi më i shumëmotshëm ekonomik në historinë moderne të SHBA-ve—nga marsi 1991 deri në mars 2001—ngërtheu administratën Clinton dhe “flluskën pikë-com” (dot-com bubble).<ref>{{cite web|author=Voyce, Bill |url=http://iwin.iwd.state.ia.us/iowa/ArticleReader?itemid=00003700&print=1|title=Why the Expansion of the 1990s Lasted So Long|publisher=Iowa Workforce Information Network|date=2006-08-21|accessdate=2007-08-16}}</ref> Një padi civile dhe skandali seksual shpunë në impedikimin e Clintonit më 1998, por ai mbeti në detyrë. Zgjedhjet presidenciale 2000, një prej më të ngushtave në historinë amerikane, u përcaktuan me vendim të Gjykatës Supreme—[[George W. Bush]], i biri i George H. W. Bushit, u bë president.
 
Më 11 shtator 2001, terroristët e al-Kaidës goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagonin në Washington, D.C., duke vrarë gati tremijë njerëz. Si kundërpërgjigje, administrata e Bushit filloi “Luftën kundër Terrorizmit.” Në fundvitin 2001, forcat amerikane udhëhoqën invadimin e Afganistanit, përmbysën qeverinë talibane dhe prishën kampet stërvitore të al-Kaidës. Kryengritësit talibanë vazhdojnë të zhvillojnë luftë guerile. Më 2002, administrata Bush filloi të bëjë trysni për ndërrim regjimi në Irak mbi baza kundërthënëse.<ref>{{cite web| title = Many Europeans Oppose War in Iraq|work=USA Today| url = http://www.usatoday.com/news/world/2003-02-14-eu-survey.htm|date=2003-02-14| accessdate = 2008-09-01}}{{cite web|author=Springford, John| title = 'Old’ and ‘New’ Europeans United: Public Attitudes Towards the Iraq War and US Foreign Policy|publisher=Centre for European Reform| url = http://www.cer.org.uk/pdf/back_brief_springford_dec03.pdf|month=December | year=2003| accessdate = 2008-09-01}}</ref> Në mungesë të mbështetjes nga NATO ose të një mandati eksplicit të OKB-së për ndërhyrje ushtarake, Bushi organizoi Koalicionin e të Gatshmëve (Coalition of the Willing); forcat e koalicionit preemptivisht invaduan Irakun më 2003 dhe rrëzuan diktatorin ati-amerikan Saddam Hussein. Amnesty International ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë Luftës kundër Terrorizmit dhe në Luftën e Irakut por jo diktatorin Sadam Husein për vrasjet masive të popullit të tij.<ref>{{cite web |author=|url=http://thereport.amnesty.org/eng/Regions/Americas |title=Amnesty International Report 2007|publisher=Amnesty International|accessdate=2008-01-18|archiveurl=https://archive.is/0cFV|archivedate=2012-07-15}}</ref> Më 2005, uragani Katrina shkaktoi shkatërrime të rënda përgjatë të shumtës së bregdetit të Gjirit të Meksikës, duke shkretuar New Orleansin. Më 4 nëntor 2008, në mes të një recedimi ekonomik global, [[Barack Obama]] u zgjodh president. Ai është i pari afro-amerikan që zgjidhet president i SHBA-së.
 
== Qeverisja dhe zgjedhjet ==