Content deleted Content added
Faqe e re: Iliriku ishte provincë dhe prefekturë e periudhës së sundimit romak, pjesa veriore e Ilirisë. U krijua si provincë në fund të shek.I p.e.s. nga shteti romak për të shtypur e...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 28 shkurt 2015 20:24

Iliriku ishte provincë dhe prefekturë e periudhës së sundimit romak, pjesa veriore e Ilirisë. U krijua si provincë në fund të shek.I p.e.s. nga shteti romak për të shtypur e shfrytëzuar popullsinë e krahinave ilire të pushtuara. Shtrihej nga Danubi në veri deri te lumi Mat në jug, nga Adriatiku në perëndim deri në brigjet e Moravës në lindje, duke përfshirë pjesë të Shqipërisë, Malin e Zi, Dalmacinë, pjesën lindore të Istrias, një pjesë të madhe të Bosnjës e Kroacisë dhe Serbinë perëndimore. Në fillim Iliriku ishte provincë e senatit, pas vitit 11 p.e.s. u bë provincë perandorake. Pas reformës administrative të Dioklecianit Iliriku u kthye në prefekturë. Tokat shqiptare të kësaj prefekture përfshiheshin në provincat: Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër.