Egjipti i lashtë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1484773 i bërë nga 46.183.121.1 (diskutimet)
Rreshti 2:
[[Skeda:Ancient Egypt map-en.svg|thumb|280px|Hartë e Egjiptit të lashtë, që shfaq qytetet më të mëdha në periudhën Dinastike (rreth 3150 p.e.r deri në 30 p.e.r)]]
 
'''Egjipti i lashtë''' ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.
 
Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150&nbsp;p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane)<ref>{{cite web|url=http://www.digitalegypt.ucl.ac.uk/chronology/index.html|title=Chronology|accessdate=25 March 2008|publisher=Digital Egypt for Universities, University College London}}</ref> kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë.<ref>Dodson (2004) p. 46</ref> Historia e Egjiptit të las'''Egjipti i lashtë''' ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i htë ndodhi në një seri ''Mbretërish'' të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si ''Periudhat e Mesme''. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30&nbsp;p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.<ref>Clayton (1994) p. 217</ref>
 
Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e Egjiptit. Për të motivuar dhe organizuar këto aktivitete ekzistonte një burokraci e shkruesve, liderëve fetarë dhe administruesve nën kontrollin e faraonit, i cili siguronte unitetin dhe bashkëpunimin e popullit egjiptian nën rregullat e besimit fetar egjiptian.<ref>James (2005) p. 8</ref><ref>Manuelian (1998) pp. 6–7</ref>