[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 3 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q861359 (translate me)
No edit summary
Rreshti 13:
|}}
<p align="justify">
'''Jakov Xoxa''' ([[1923]] - [[1979]]) lindi në qytetin e [[Fier|Fierit]]. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më [[1949]] botoi veprën e parë në prozë ''Novela''. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin [[1958]] botoi veprën e dytë, po me atë titull ''Novela''. Ndërkohë botoi dhe dy drama ''Buçet Osumi'' dhe ''Zemra''. Që nga viti [[1957]] punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]], ku për shumë vite ligjëroi lëndën ''Teoria e letërsisë''. dej qitu me shkru.
Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën ''Bazat e teorisë së letërsisë'', që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë ; ajo u botua në [[Prishtinë]] ("Rilindja" [[1971]]).
 
Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet : ''Lumi i vdekur'' ([[1965]]), ''Juga e bardhë'' ([[1971]]) dhe ''Lulja e kripës'' ([[1978]]), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare.