Diskutim:Faqja kryesore: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
+1
Rreshti 15:
 
Wikimedia Polska Association will fund up to two international scholarships to this year's Wikimania conference, to take place in Mexico City, on July 15-19, 2015, covering air fare, conference fee, accomodation and insurance. See [https://pl.wikimedia.org/wiki/Wikimania_2015/regulamin/en here] for information on how to apply for the scholarship, what the requirements are and how to contact us. Feel free to distribute this message to any relevant Wiki pages and mailing lists. On behalf of the WIkimedia Polska Scholarship Commitee, [[Përdoruesi:Wpedzich|Wpedzich]] ([[Përdoruesi diskutim:Wpedzich|diskutimet]]) 24 Shkurt 2015 20:06 (CET)
 
== HASI vendi i KASTRIOTEVE ==
 
=='''HASI E KASTRIOTET'''==
Këtu është territori i quajtur '''SHULLAN''' , që po ta kthenim ne latinisht , do të thotë vende të thata ose thatësira .Quhet edhe Has e përfshin shumë katunde .Ështe i banuar prej shqipëtarësh . Trajta Kastrat e Analeve të Raguzez që na jep P.Lukari gjendet edhe sot e gjallë si etnonim në katundet '''GOLAJ''' , '''KRUMË''' , '''PUS I THATË''' dhe '''BRRUT''', ne '''HAS''' të '''BRIJES''' dhe të '''GURIT''' edhe atje ka një katund a lagje '''KASTRAT'''. '''KASTRAT E GOLAJT''' quhen edhe '''ARSTORË''' sepse sipas gojedhënës , e mbajnë veten për të ardhur prej Arstit të Pukës , ndërsa ata të Brrutit mbahen një fis me Aliajt e Kastratit te SHkodres , për të cilat gojëdhëna na flet se janë të një vllaznie me Vuthajt e me Dibren . Kastratët e Brrutit kanë zbritur prej '''Pusit te THatë''' , ku jeton prej moti nje fis Kastrat. Në Krumë ka sot tri vllazni që quhen Kastrat e njëra prej këtyre vllaznive , '''Radajt''' , mbahen tepër të hershëm. Nje tjetër gojëdhënë na kumton se prej Kastratëvet të hershem të Krumës disa kanë dalë në '''GOLAJ''' e disa në '''Pus të THatë''' . Nga një e dhënë që gjejmë në '''APOLOGJINË E FRANG BARDHIT''' , mësojmë se familja '''KASTRATI''' mban si zanafillë '''KASTRIOTET''' që kishin titullin e prijësit a të kefaliasit të Hasit a SHullanit të SHqiperise që në shek.XVII . Ky fakt na përafron me një dëshmi tjetër popullore që na thotë se Kastratët e Pusit te THate mbanin në atë shekull titullin e prijësit a të bajraktarit te Hasit , titull që në kohët e vona kaloi në dorën e Kërhanit të Gorozhupit dhe në Vlahen. Këto të dhëna na bëjnë të besojmë që Kastrati i Analeve të Raguzës është vendi i Kastriotëve , që duhet përmendur me Kastratin e Pusit të THatë të Hasit , i cili ndodhet pranë Drinit dhe në vende malore mjaft të fortifikuara. Onomoastika e Hasit na tregon për një katund që ndodhet midis Krumes dhe Pusit të THatë , për fshatin '''VRANISHT''' një lagje e të cilit njihet me emrin '''MAZRREK''' . Kjo lagje ka të ndarë prej lagjeve të tjera edhe vërrinën edhe bjeshkën që quhet '''BJESHKA E MAZRREKUT''' . Në kufirin midis bjeshkës së tij edhe asaj të Kastratit të Krumës janë diktuar toponimet '''XHYTETES''' ,dhe '''KËSHTELI''' dhe pak më nga veriu '''GRADISHTI I VOGËL''' dhe '''GRADISHTI I MADH''' dhe '''HISARI''' . Gojëdhena na thotë se Mazrrekët janë fisi më i vjetër i Hasit , për këtë ka edhe materiale të botuara. Sidocoftë s'është pa interes fakti që Kastrati ynë dhe Mazrreku i Vranishtit të Hasit janë pranë-pranë. Po në Has , në anën jugperëndimore buzë Drinit , gjendet katundi '''KOSTURR''' ku ndodhet një kështjellë e rrënuar që njihet prej banorëve si '''KALAJA E KOSTANDINIT''' dhe dy kisha njëra prej të cilave quhet e Kastrioteve . Deri para pak vjetësh , po në Kosturr , ishte edhe një vidh qindravjecar i njohur si '''VIDHI I KASTRIOTIT''' . Ne mendojmë se këto dëshmi duhet të na kujtojnë pohimin e '''DY KANZHIT''' që , në bazë të Engjëllit , thotë se : '''KOSTANDIN KASTRIOTI''' , i mbiquajtur Mazrek , princ dhe zot i Kastories (KOSTURRIT), që vdiq me 1930. Madje aq i njohur është për kosturrasit ky Kostandin , sa etimologjia popullore , duke e përfillur atë si themelues të katundit , arrin të pohojë se emri Kosturr ka ardhur nga bashkimi i emrit Kostandin dhe i një toponimi '''TURRE'''që paska pasur një kodrinë në mes të katundit dhe do të thotë '''TURRA E KOSTANDINIT''' . Duke u nisur nga këto të dhëna , me një bashkëpunim të arsyeshëm të historianit dhe të etnografit mund të vërtetohet përfundimisht se origjina e Kastrioteve duhet kërkuar në '''GOLAJ''' në '''HAS''' ose në '''SHULLAN''' të '''SHqiperisë''' , i banuar gjithnjë prej shqiptarësh , sic na e dëshmon edhe '''PJETER MAZRREKU''' (1633)
 
==Emri HAS==
Mendimi popullor termin (toponimin) Has e shpjegon si i fortë , i vërtetë , i tamamtë . Hasi i thotë vetes një fis , i cili ka fituar ca privilegje prej SULLTANIT , ka ngitur pastaj kokën , është bërë i mujshëm , është hasuar , për të cilin thuhet edhe është '''HAS''' , '''HAS NJERI''' . Njerëzit e këtij vendi janë me të vërtetë krenarë , me seder, mendjemëdhenj e të vrazhdë , edhe pse janë aq të varfër e skamnorë , sa të qashë në pece . Janë shtat'hedhur , syzjarrtë , ballëngritur , e mustakoë . Kur i shikon , thua se këto janë HASJANË , jane hasuar me te vertetën .
 
*REFERENCAT
*LIBRI '''HASI TEDELI I KASTRIOTEVE''' nga '''SHEFQET HOXHA''' fq 87-97 shtepia botuese '''GEER''' 2007
Return to "Faqja kryesore" page.