[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
PER JETEN E BAJRONIT
No edit summary
Rreshti 9:
Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës 150 vjet më parë dhe pleqtë tanë, shpesh herë mbrëmjeve, kur mblidheshin për bisedë te sofati i portës, i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez : ''E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela''.
 
Më [[1809]], në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ata vise që nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonës udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në [[Shqipëri]]. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në [[Janinë]]. Vizitorët e shquar nuk e gjetën [[Ali Pasha|Ali Pashën]] në kryeqytet, prandaj më [[11 tetor]] e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në orën 3,30 pas dreke dhe në orën 5 të ditës së nesërme arrin në Tepelenë. Atë natë e kaloi në Çetën e Vogël (Labobaë e Zhapës, në fsamiljen Koçaj. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.
[[Skeda:Pllaka në përkujtim të Bajronit gjatë vizitës në kalanë e Ali Pashë Tepelenës.jpg|thumb|220px]]