Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
 
George Gordon Byron në Labovë
Dy shekuj më parë, poeti i madh, George Gordon Bayron, atëhere një djalosh ri 22 vjeçar, kreu një nga udhëtimet e tij historike: Janinë -Tepelenë, në të cilën do të gjente mjaft motive heroike, që do ta frymëzonin në poemat e tij të ardhshme, vargjet e para të të cilave i hodhi qysh gjatë rrugëtimit e pikërisht në Labovë. Pasi kaloi Delvinën, Bajroni vazhdoi më pas në Libohovë, e mandej në rrugë te gurta që të shpinin drejt Labëvës e Tërbuqit, për të mbërritur në destinacionin final, në kalanë e Tepelenës.
Në këtë udhëtim, Labova shënon dy momente të veçanta: Bajroni ka kaluar një natë në Labovë. Në Labovë, ai ka filluar të shkruajë vargjet e para të poemës magjike “Çajld Harold”. Këtë dëshmi, të cilës të parët tanë ndoshta nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur në atë kohë, e sjell mbas 200 vjetësh një çift anglez, Robin Tenison dhe bashkëshortja e tij Luela, të cilët kanë vendosur të eksplorojnë të njëjtën rrugë që ndoqi edhe Bajroni. Robin është një shkrimtar i njohur në Britani për guidat e udhëtimeve. Në hartat e bashkëshortëve tregoheshin qartë deri edhe rrugicat që duhet të shkeleshin për të përjetuar përpikmërisht të njëjtën ndjesi që përjetoi dhe personazhi të cilin ata po ndjekin. Në atë kohë, në Labovë, megjithse ishte një nga segmentet e rëndësishme të aksit rrugor Janinë-Tepelenë, nuk kishte as hane dhe as hotel. Dyert e çdo shtëpie ishin të hapura për të mikpritur çdo udhëtar që e zinte nata në rrugë. Këtë traditë e mbaj mend që të jetë transmetuar deri në ditët e fëminisë time, e besoj të ekzistojë edhe aktualisht. Sipas çiftit Tenison, poeti i madh atë natë u mikprit në shtëpinë më të madhe të Labovës së Vogël, atë të Koçajve. Më vonë, kjo familje emigroi në Rumani, duke ia lënë në trashëgimi shtëpinë Havos, mbesës, e cila u rrit në këtë shtëpi dhe u martua me Polo Dukën. Pas djegjes nga nazifashistët, ajo u fal nga familja Duka, për t’u ndërtuar shkolla 8 vjeçare “Nane Panajoti”. Meqënëse aktualisht ajo është e pabanueshme, çifti anglez e ngriti çadrën në oborrin e sipërm të kësaj shtëpie. Robini, i cili zotëron hollësira të udhëtimit të Bajronit, deklaroi se pikërisht në dhomën e pritjes së kësaj shtëpie, natën e një funddimri të vitit 1808, i frymëzuar nga natyra krenare e atyre njerëzve dhe trevave, filloi të shkruante vargjet e para : “Shqipëri, më lër të kthej sytë e mi,/ Nga ty, o nënë e rreptë, burrash t’egër...”, që do të ishin tharmi i poemës së madhe “Çajld Harold”.
Rreshti 21:
 
 
"" Dëftesa e notave të shkollës së Zhapës në Lekël""
 
Përgatiti Dr. Sofokli Duka