Ndryshimi mes inspektimeve të "Individi"

8 bytes added ,  5 vjet më parë
[[Objektivizmi]], një sistem filozofik i zhvilluar nga [[Ayn Rand]], e konsideron çdo njeri si të pavarur, si entitet sovran që zotëron të drejta të patjetërsueshme mbi jetën e vet, të drejta që burojnë nga natyra e tij/saj si një qenie racionale.
Objektivizmi (dhe individualizmi) argumentojnë se një shoqëri e civilizuar, apo çdo lloj forme asocimi, bashkëpunimi dhe ekzistenca paqësore mes individëve, mund të ekzitojë dhe arrihet vetëm mbi bazat e të njourit dhe të pranuarit të të drejtave individuale të patjetërsueshme - dhe se një një grup nuk ka të drejta të tjera përpos të drejtave që zotërojnë individët anëtarë të grupit.
Më tej argumentohet se, meqënëse vetëm një individ mashkull ose femër mund të zotërojë të drejta, shprehja të "''drejta individuale''" është një term redundant dhe se shprehja "''të dreja kolektive''" është një kontradiktë në vetvete.
Të drejtat e një individi nuk janë subekt i votimit të publikut; një shumicë nuk ka asnjë të drejtë të mohojë të drejtat e një individi apo një pakice. Funksioni politik i të drejtave të patjetërsueshme është pikërisht mbrojtja e pakicave, përfshirë individin, nga shtypja e shumicave, në çdo formë u paraqitshin këto të fundit. <ref>Ayn Rand, [http://www.aynrandlexicon.com/lexicon/individualism.html ''"Individualism"'']. Ayn Rand Lexicon.</ref><ref>Ayn Rand (1961), [http://aynrandlexicon.com/lexicon/individualrights.html ''"Individual Rights"'']. Ayn Rand Lexicon.</ref>