Sofokli Duka
Joined 1 mars 2015
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 29:
Dëftesa që po analizojmë i përket nxënësit Theodhori Bezhani, 13 vjeç, lindur në Lekël, i cili ka ndjekur mësimet në klasën e katërt, të kësaj shkolle dhe pas provimeve me shkrim e me gojë, është vlerësuar me nota të larta. Në këtë shkollë, studioheshin nëntë lëndë dhe konkretisht: njohuri fetare, gjuha greke, matematikë, histori, gjeografi, edukatë, gjimnastikë, vizatim dhe bukurshkrim. Edhe pse është një shkollë fillore, programi i saj është mjaft i ngjeshur dhe tepër bashkëkohor, gjë që krijonte kushte për të përgatitur nxënës me dije të gjithanshme dhe të thelluara, të konsiderueshme, për të vazhduar nivelet e tjera të shkollave të asaj kohe.
Dëftesa është nënshkruar nga dy mësuesit e shkollës së Leklit, firmat e të cilëve, nuk mund të deshifrohen shumë saktë, por sipas konsultimeve me studiuesin Miltiadh Muçi, ka mundësi që të dy ata të jenë nga zona e Rrëzës: Margarit Boga (ose Poga) dhe Vasil Noçka, të cilët kanë administruar këtë shkollë edhe në vitin 1890, kohë në të cilën, Kostandin Zhapa, në një letër me kryepleqësinë e Lekëlit, interesohet për mbarëvajtjen e shkollë së këtij fshati, duke përmendur njëkohësisht edhe mbiemrat e mësipërm. Ky dokument është vulosur me vulën e shkollës, ku në qendër të saj, është përsëri figura e një bufi, mbi një degë ulliri, ndërsa anash saj emërtimi: Shkolla Greke Zapios, Lekël, 1872-1913. Me sa duket, viti 1872, duhet të jetë viti i fillimit të kësaj shkolle, ndërsa viti 1913, viti i prodhimit të vulës.
KËNGA E GJINO VAKUT
Dr.Sofokli Duka
Në vendin tonë ekzistojnë shumë legjenda, si ajo e besës, ringjalljes, mbajtjes së fjalës, rinjohjes etj.
Ekziston mendimi se djepi i këtyre legjendave është vetëm Veriu i Shqipërisë, gjë që nuk është
plotësisht e saktë. Është pranuar shkencërisht nga studiuesit e fushës së folklorit, se Rrëza e sidomos Labova,
është treva ku ka lindur një nga legjendat më të vjetra dhe më të plota të rinjohjes. Le të njihemi me
vlerësimin e studiuesve për këtë problem:
“Legjenda e rinjohjes se vellait me motren ka disa variante. Emri i heroit Gjon ne nje variant tjeter
te Veriut eshte Ali, ne nje tjeter Hazri Asali, ne juge (Labovë - Gjirokastër) Gjino Vaku.
Te arbëreshet e Italisë, kjo legjendë tregohet për Olimbinë dhe Vllastarin. Në legjendë, thuhet
se ajo (Olimbia), e ndarë prej shume kohësh nga i vëllai, që ka shkuar në ushtri, grabitet prej tij si plaçke lufte
pa u njohur, ose ai e blen pa e njohur (ka qenë që i vogël rob lufte). Një pëllumb u zbulon të fshehtën.
Motivi i rinjohjes është subjekt i përdorur edhe nga shkrimtarët. Çajupi e ka trajtuar një motiv të tillë
ne vjershën “Atdheu dhe dashuria” (Baba Tomori), por ne kete rast jane dy vellezer.”
Ja varianti i plotë i këngës së Gjino Vakut, ashtu siç ma ka kënduar nëna ime, Leno Duka, qysh
në vitin 1978:
Gjino Vaku, trim i mirë,
Në kohën e djalërisë,
Ç’faj i kish bërë njerëzisë (?!...) (Perëndisë)
Poqi një palë krushq nd’udhë,
Krushqit i vrau e i preu
Ehe nusen ua rrëmbeu.
Gjeti një manastir n’dë udhë,
Vate të vinte kurorë,
Fryu një erë e furtunë,
Gjithë kandilet i shoi’
Gjithë kandilet i sosi
Priftërinjtë ç’i marmarosi,
Kallogretë ç’i vuvosi.
Gjino Vaku, trim i mirë,
Mori çupënë për dore,
Vajti në një hije molle,
E kujt je ti, mori vashë?
Jam e motër e Gjino Vakut
Dhe e mbes e qir Dhespotit...
... Ne jemi motër e vëlla,
Ndaj u bë kjo hata...
Siç e thamë më lart, kjo këngë këndohet edhe në treva të tjera të Jugut, veçanërisht në Kolonjë, ku
njihet si “Kënga e Konofatit” dhe fillon afërsisht me vargun: “Ike, ike ndaj një udhe, / Konofat, more...”
Shënim: Në rreshtin e tretë të këngës, fjala “Perëndisë” është zëvendësuar me fjalën “njerëzisë”,
për shkaqe që tashmë dihen.
Përgatiti: Dr.Sofokli Duka
|