[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: {{Komuna (Itali) |Komuna = {{PAGENAME}} |Gjuha vendase = Italisht |Emri Italisht = Lungro |Flamuri_figura = |Flamuri_ar...
 
No edit summary
Rreshti 48:
 
Ndër qendrat kryesore të komunitetit shqiptar në Itali, arbëreshëve, Ungra është kryeqyteti fetar i arbëreshëve të Italisë kontinentale, selia e Peshkopates bizantine, e cila mbledh nën juridiksionin e saj të gjitha komunitetet arbëreshe të Italisë kontinentale që kanë ruajtur ritin bizantin. Gjuha e lashtë, traditat dhe zakonet tipike të kulturës lokale shqiptare janë trashëguar me xhelozi në Lungro.
 
 
== Gjeografia ==
Fshati është i vendosur rrëzë malit Petrosa, 650 m mbi nivelin e detit në pllajëm Campolongo, dhe rrethohet nga dy lumenj: Galatro dhe Tiro. Ai kufizohet në lindje me komunën [[Saratoga]], në jug me komunat [[Firmus]] dhe [[Altomonte]], në veri-perëndim me komunën [[Firmoza]]. Mjedisi është kryesisht malor në drejtim të veriut, me pyje ahu dhe gështenje, ndërsa në pjesën jugore me vreshta dhe kultura të përziera. Nga fshati hapet nje pamje e gjerë mbi fushën e Sybaris, dhe është i rrethuar nga fusha të kultivuara, përveç nga ana e rrjedhës së sipërme, ku ka bimësi spontane. Kjo është një nga komunat ku rritet pisha Lorikato. Nga pikëpamja hidrologjike, Ungra është një vend i pasur me ujë me 40 burime dhe lumin e saj Tiro që nuk shteron kurrë.
 
{{Komunat e Provincës së Kozencës}}