[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 11:
| SIPERFAQJA =6
| POPULLSIA = 9,000
| POPULLSIA_DENDESIA =1500
| SHTETI = [[Shqipëria]]
| RRETHI = [[Rrethi i Skraparit]]
| KODI_POSTAR =5403 - 5404
| PREFIKSI = 3682
| FAQJA_ZYRTARE = [ Bashkia e Poliçanit]
Rreshti 39:
'''Lugina e Osumit:''' shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis  lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600  m.  Kjo  luginë ka  strukturë  sinklinale  (terrigjenët  e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – Çorovodë. 
 
Mali  i  Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij  “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të  mëdha  natyrore  për  turizmin  alpin,  për  eksplorimin  nga  turistët  shqiptarë  dhe  të  huaj, gjeografët,  biologët  etj.  Mali  i  Tomorit  dhe  Kulmakut  është  shpallur    monument  natyror    me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “Parku“[[Parku Kombëtar i  malit të Tomorit”Tomorit]]” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat. 
 
== Demografia ==
Popullsia  e  Poliçanit ka pasur një  luhatje  ndër  vite.  Në  vitin  1985 numri i  popullsisë  ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banorë . Pas vitit  1990  për  shkak  të  emigracionit,  lëvizjes  së  lirë,  kërkimit  të  një  jete  dhe  ekonomie  më  të mirë,  [[popullsia]] pësoi një ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogël i Poliçanit drejt qendrave të mëdha të banimit, kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë duke regjistruar në vitin 2009 rreth 10 000 banorë.
 
Aktualisht numri i  popullsisë  së  Poliçanit  është  8372  banorë  dhe  2792  familje.  Numri  i lindjeve në qytetin e Poliçanit është  70 lindje/vit dhe numri i vdekjeve 35 vdekje/vit.  
 
Popullsia  e  Bashkisë  Poliçan  përbën  rreth  4.7 %  të  [[popullsisë]]  totale  në  qarkun  e  [[Beratit]]. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011  ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit  të  njerëzve  nga fshatrat përreth.  Gjithashtu  vihet  re  dhe  një tendencë tjetër që  kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.  
 
== Ekonomia ==
Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së Gërdecit mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.
 
Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si [[Çorovodë]] e [[Berat]], por edhe në [[Tirana|Tiranë]] në sasi modeste.
 
Aktivitetet komerciale janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.